PD rrëzon PS, Moratoriumi i
skafeve mbetet në fuqi

PD rrëzon PS, Moratoriumi i <br />skafeve mbetet në fuqi
TIRANE- Komisioni i Sigurise ka rrezuar me 10 vota heqjen e moratoriumit e skafeve, nisme kjo e PS. Mbledhja e ketij komisioni u shoqerua me debate mes dy paleve, pasi PD ka kundershtuar nismen.

Moratoriumi i skafeve nuk ka penguar trafikimin e lëndëve narkotike. Të huajt na kanë treguar qartë se burimi i hashashit është Lazarati. Kështu u shpreh deputeti i PS, Artan Gaci, i cili është nismëtar i projektligjit për heqjen e moratoriumit të skafeve.

“Maratoriumi është ligj ekstrem që merret kur institucionet nuk kontrollojnë dot territorin e vendit. Shtyja për 3 vjecarin e dytë ishte absurde. Të huajt e besojne se ne kemi moratorium. Moratoriumi nuk i ndalon trafikantet për të punuar. Hollandezët na treguan burimin e hashashit në Lazarat” – theksoi deputeti Gaci.
Ndërkaq deputeti socialist Taulan Balla ka treguar para anëtarëve të komisionit të Sigurisë videon e xhiruar nga disa të rinj holandezë në Lazarat, video e cila u publikua pak ditë më parë nga ‘Shqiptarja.com’.

Por nisma e PS për heqjen e moratoriumit të skafeve u kundërshtua nga demokratët. Deputeti Osman Metalla theksoi se moratoriumi i skafeve solli liberalizimin si dhe ulje të trafikut të qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. “Tani që jemi në prag të statusit ne na duhet lufta ndaj trafikut, moratoriumi është më i mirë për ta luftuar”- theksoi Metalla.

Deputeti i PD, Gjokë Uldedaj deklaroi se ky moratorium duhet të jetë në fuqi edhe për disa vite. POr kjo deklaratë shkaktoi reagimin e ashpër të antarit të PS, Paulin Stërkaj, I cili theksoi se “ky moratorium i shërben dikujt, për t’i dhënë ekskluzivitet prodhimit të hashashit e partisë që ne e dimë shumë mirë, dhe duke mos i shërbyer turizmit.  Pasi u hodh ne votim, nisma e PS mori 10 vota kunder dhe 9 pro, duke u rrezuar.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë