PD, Salianji inspekton arsimin në
Has: "Skandal me fëmijët e zonës"

PD, Salianji inspekton arsimin në<br />Has: "Skandal me fëmijët e zonës"
HAS- Partia Demokratike ka denoncuar, ditën e sotme, atë që cilëson si “skandal me arsimin në Rrethin e Hasit”. Sipas Salianjit dhe disa banorëve të ndryshëm, qysh prej fillimit të vitit të ri shkollor, fëmijët e këtij Rrethi nuk bëjnë më shumë se 2 orë mësim për shkak se mësuesit janë pezulluar masivisht nga puna.

Koordinatori për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet në PD, Ervin Salianji ka vizituar personalisht Shkollën e Mesme në Komunën Golaj dhe ka takuar banorët e zones, duke parë më nga afër kushtet. Pasi pa gjendjen, Salianji u shpreh se situata e arsimit në Rrethin e Hasit tregon qeverisjen e vertetë në vend, e cila nuk ka kursyer as pezullimin masiv të mësuesve nga puna. Duke e cilësuar këtë të fundit “si një skandal të rëndë që fëmijët e Hasit nuk po arsimohen dot për shkak të kësaj drame qeveritare”.

“…qeveria, pavarësisht se prej 3 javësh ka filluar mësimi për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në të gjithë Republikën e Shqipërisë, në rrethin e Hasit qeveria nuk sjell mësuesit për të vazhduar procesin normalisht për arsye se do që t’i mbushë shkollat me mesues të rilindjes, me mësues militantë, duke zëvëndësuar profesonistët me militantët partiakë. Duke i detyruar mësuesit profesionistë që të japin dorëheqjen pa u dhënë vendimin e largimit, dhe duke lënë këta nxënës dhe këto familje pa mësimdhënie.”- deklaroi për mediat, Koordinatori Salianji.

Gjithashtu Salianji, për këtë situatë problematike, nuk vonoi të komentonte se është pasojë e tezës së ngitur nga PD prej muajsh mbi “inkiminimin” e  administratës, politikës dhe parlamentit. Gjatë deklaratës së tij Koordinatori i PD, gjithashtu, nuk harroi t’i adresonte përgjegjësitë dhe “dyshes Rama-Meta” duke akuzuar dhe kryeministrin për indiferencë mbi zonën e Hasit.

“Kjo qeveri rrezikohet nga profesionistët sepse ata nuk lejojnë që administrata, politika dhe parlamenti, të mbushet me kriminelë, të mbushet me persona të inkriminuar, dhe persona të cilët janë njerëz të afërt të dyshes Rama-Meta. Siç shihet qartë, sot pas një viti qeverisje, janë krijuar dy realitete në Shqipëri. Një realitet që është realiteti i facebook-ut, i televizionit dhe i fasadës së kryeministrit, dhe realiteti që gjendet në çdo cep të Shqipërisë si në këtë zonë që ndodhet larg kryeqytetit, dhe kryeministri me ministrat nuk vijnë ta vizitojnë sepse këtu nuk ka det, nuk ka asnjë resort turistik ku kryeministri dhe ministrat e tij të vijnë e të mblidhen për t’u argëtuar e për të kaluar ditën.”- theksoi në deklaratën e tij për media, Ervin Salianji.

Salianji, gjithashtu, në emër të institucionit partiak që përfaqëson, i ka bërë apel qeverisë që të marrë masa të menjëherëshme dhe të shkarkojë drejtorin e Drejtorisë Arsmore të Rrethit të Hasit.

“Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, që të marrë masa të menjëhershme, të shkarkojë në mënyrë të menjëhershme drejtorin e Drejtorisë Arsmore të Rrethit të Hasit, dhë të zëvëndësojnë mësuesit për të krijuar kushtet më minimale të gjithë nxënësve dhe banorëve të kësaj zone, për të mos lënë asnjë shteg as banorëve, as ndonjë ndonjë njeriu që ky mund të jetë diskriminim, së paku politik.”- deklaroi Salianji nga Hasi, në fund të deklaratës së tij për mediat.

Redaksia Online                        
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore