PD:Shëndetësia e Ramës e Beqës
të merr jetën,veç për pasurimin e tyre

PD:Shëndetësia e Ramës e Beqës<br />të merr jetën,veç për pasurimin e tyre
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një dalje të posaçme për mediat ka folur për humbjen e jetës së nënës Aida Çajkas dhe foshnjes së saj, ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se e kanë kthyer shëndetësinë si një shërbim që të merr jetën dhe që funksionon vetëm për pasurimin e tyre.

Në deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së ka shtuar se PD gjendet në krah të familjes Çajka ku nëna shtatzënë e foshja e saj humbën jetën por shkak të mungesës së shërbimit dhe pajisjeve mjekësore.

Nga ana tjetër ajo ka inkurajuar prokurirunë që të hetojë rreth kësaj ngjarje tragjike.
                      
Ja deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa
Partia Demokratike është e tronditur nga humbja e jetës së nënës së re Aida Cajka dhe foshnjes së saj, në dyert e shëndetësisë së Edi Ramës dhe Ilir Beqës.
Ne gjendemi sot në krah të familjarëve për humbjen e thellë që kanë pësuar, por duam po ashtu të ndajmë shqetësimin e mbarë shoqërisë se shëndetësia e Edi Ramës dhe Ilir Beqës, nuk funksionon, por të merr jetën.
Partia Demokratike ka pritur sot që Ilir Beqaj të shfaqej, të nxirrte krye sepse humbja e dy jetëve është nga ngjarjet më të rënda.
Po kjo nuk ndodhi, pasi me siguri, Beqaj është duke kalkuluar diku përfitimet e ndonjë tenderi apo koncesioni.
As Edi Rama nuk reagon, hesht.
Të dy janë fajtorët për gjëndjen katastrofale ku ndodhet shëndetësia sot, që sic do ditë edhe në rastin më të fundit, të tragjesisë së sotme, skishte mjetet e instrumentat bazike, si oksigjeni.
Ndërkohë që Ilir Beqaj dhe Edi Rama kanë ndarë me miq e klientë mbi 300 milionë euro koncesione në shëndetësi, urgjenca gjendet e mbyllur, dhe sic dëshmojnë familjarët e Aidës, ambulanca vonon, është jashtë cdo standardi, dhe ata sorollaten sa nga njëri spital në tjetrin përgjatë gjithë natës.
Partia Demokratike inkurajon prokurorinë të bëjë hetim për rastin, zbardhje të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
Ndërsa shqiptarët duhet të ngrihen e të ndëshkojnë përgjegjësit e dramës së madhe të shëndetësisë, që nuk i shërben qytetarëve, por pasurimit të Ilir Beqës, Edi Ramës e klientelës së tyre.​
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron