PD: Shef i anti-drogës, komisioneri
që falsifikoi rezultatin e 23 qershorit

PD: Shef i anti-drogës, komisioneri<br />që falsifikoi rezultatin e 23 qershorit
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme emërimin e shefit të Antidrogës në Lezhë, pasi sipas PD ai është nën hetim për falsifikim të materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Përmes një dalje për shtyp, deputeti i PD, Arben Ristani, tha se emërimi i Gjergj Dodës, në krye të Antidrogës në Lëzhë është bërë në një kohë kur ai vijon ende të jetë nën procedim penal.

“Gjergj Doda është nën procedim penal, dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Ky është një lajm që e kanë pasqyruar të gjitha mediat dhe lehtësisht i verifikueshëm. Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia. Ndaj, Partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën, që Doda ishte në procedim penal.” u shpreh Ristani.

Duke vijuar më tej Ristani akuzoi qeverinë, dhe konkretisht kryeministrin Edi Rama, se ka shpërblyer komisionerin e tij për manipulinimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Nëse falsifikimi, manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve është për Edi Ramën një dekoratë që ua njeh komisionerëve të tij në Policinë e Shtetit, ne kemi sot një pyetje për Kryeministrin. A ka caktuar ai komisioner në Lezhë, një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri? Dhe më pas, a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si shef të anti-drogës në Lezhë?” përfundoi Ristani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën