TIRANË- "Akuza të paqena dhe shpifje” i ka quajtur shefi i Task-Forcës së INUK, Alket Hyseni deklaratat e Partisë Demokratike se ky i fundit i kishte zaptuar pronën një qytetari në Golem.
Në një reagim dërguar medieve, Hyseni shprehet se “Partia Demokratike dhe të gjithë zyrtarët e saj vazhdojnë të shpifin dhe artikulojnë akuza të paqena në adresë të individëve të administratës, duke tentuar të cenojnë imazhin e qeverisë”.
Shefi i INUK-ut Alket Hyseni shpjegon se prona që PD-ja pretendon se është e një qytetari në Golem, është pronë shtetërore që ai e ka blerë “në vitin 2012 kur vetë këta zotërinj ishin në pushtet.”
“Madje edhe legalizimi e regjistrimi në ZRRPP Kavajë është bërë po nga ish zyrtarë të PD në vitin 2013”, vijon Hyseni në reagimin e tij.
Ndaj Fatmir Musaj, personi që PD-ja pretendon se i përket prona në Golem, më parë Hyseni ka ngritur kallëzim penal për “kanosje dhe shkatërrim prone.”
"Zoti Kruja nga selia e Shqup-it mori në mbrojtje një person me precedentë të shumtë penalë ndaj të cilit janë nisur disa procedime penale nga shtetas të ndryshëm. Edhe prej meje është bërë kallëzim penal për kanosje dhe shkatërrim prone më dt.16.04.2014 dhe është regjistruar procedimi penal përkatës nga Komisariati i Policisë, Kavajë”, bën të ditur Hyseni.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com