Partia Demokratike akuzoi sot shefin e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, Admir Trupja, se po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri.
 
"Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist.
 
PD i bën thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja.
 
PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral"
, thuhet në deklaratën e PD.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com