TIRANË - "Rezultati i zgjedhjeve per Kryebashkiakun e Korces ishte mjaft negativ per PD-ne". Këtë mendim, me sa duket mjaft të sinqertë, ka ish-kryetari i PD, Tritan Shehu për partinë e tij. Shehu ka shtuar se "pavarësisht nga faktorët justifikues e shfajësues gjendja në tërësi është shumë shqetësuese" dhe këtu ai vëren "ekuilibra politikë të deformuar .

Por pas këtyre analizave pesimiste, Shehu shprehet optimist kur thotë, se "megjithatë, jam i bindur se shume shpejt, me nje vizion të qartë dhe plot energji, Basha, të gjithë ne, do të arrijmë të mobilizojmë tërë kapacitet e PD, për të tejkaluar këto momente të vështira".

Shehu Shqiperia, Demokracia jone, Pluralizmi i vertete shqiptar ka nevoje per nje Qender te Djathte, pra per nje PD, te forte e te mirorganizuar.

Eshte detyra e pergjegjesia e te gjitheve ne, per te rivendesur sa me shpejt ne normalitet ekuilibrat politike ne Shqiperi, aktualisht te deformuara.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)