TIRANE – Përfitimi i  të akuzuarve për vjedhje të votave në zgjedhjet e Korcës nga aministia e miratuar në mars, ka ngjallur debate të ashpra në sallën e parlamentit shqiptar. Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ka quajtur këtë aministi si fund të demokracisë, ndërsa i është drejtuar me pyetje të drejtëpërdrejtë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, nëse mazhoranca e ka miratuar me vetëdije këtë aministi apo jo.
 
“Jam dakord, nuk duhet aministuar kjo gjë, absolutisht”, -është kjo përgjigja që ka dhënë kryeparlamentari Meta, ku njëherësh është shprehur pro çdo iniciative që ndihmon në këtë drejtim, duke vepruar në sajë të procedurave parlamentare. Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha tha se opozita do të marrë nismën ligjore për anulimin e këtij akti.

Topalli: Amnistimi i blerjes së votës është tronditës, unë dua t’ju pyes si bashkëkryetar i kësaj mazhorance. Ju vërtet jeni për amnistinë e blerjes së votes, keni legalizuar blerjen e votës? Për çfarë duhet të flasim ne, kemi 20 vite që përpipqemi të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira. Ne të aministojmë blerjen e votes? Ky është fundi i Parlamentit, fundi i demokracisë. Një pyetje: Ju me bindje të plotë keni votuar për amnistimin e blerjes së votës?

Meta: Jam njohur me këtë argumentim vetëm pas deklaratës së prokurorisë, askush nuk na pengon që të ndërmarrim një inciativë të vecantë për të ashpërsuar….jam gati të mbështes cdo inciativë që nihmon në këtë drejtim. Do të ishte më mirë që të gjithë kolegët tanë ta kshin vëne re më parë këtë problem, sidomos në Komisionin  e Ligjeve, por duhet vepruar në bazë të procedurave parlamentare. Sepse kjo nuk është një gjë që mund ta kthejë as kryetari i kuvendit as një grup deputetësh. Jam shumë dakord, nuk duhet amnistuar kjo gjë absolutisht.

PALOKA: OPOZITA NUK E KA VOTUAR KETE LIGJ
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e këtij ligji. “S’është e vëretë që ne e kemi votuar këtë ligj, verifikojini procesverbalet, ne s’kemi qenë fare për të votuar asnjë nga projektligjet tuaja. Tjetër projekt ka ardhur dhe pikërisht amnistrimi i vjedhjes së votës është kthyer në komision”, tha Palok.

Kjo falje sipas tij ka vetëm një synim: “T’i bëhet e qartë atyre që kanë vjedhur se Ju bëni c’të doni se mazhoranca është këtu për t’ju mbrojtur”.

BYLYKBASHI: MAZHORANCA NDRYSHOI DRAFTIN
Edhe për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, mazhoranca ka ndryshuar draftin për amnistinë ndaj krimeve zgjedhore. “Është rënë dakord në komision se kush është dënuar për krime zgjedhore nuk amnistohet, por mazhoranca ka ndryshuar draftin ku krimet zgjedhore nuk amnistohet. Kjo mazhorancë nuk amniston të dënuarit për krime zgjedhore, dhe është shumë e drejtë, por ka amnistuar veprën penale të vjedhjes së votës, duke falsifikuar udhëzimin parlamentar. U amnistuan krimet e vjedhjes së votës përkundrejt një shumë prej 20 mijë lekësh, të cilat as nuk tatohen.
 
Deputeti e ka mbyllur fjalën e tij duke cituar deputetin e ndjerë Sokol Olldashi: Në këtë parlament s’mund të ketë vend edhe për deputetë edhe për vjedhës votash”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)