TIRANE- Zyrtarisht Partia Demokratike në Shkodër mund të quhet e përçarë. Dy mbledhjet e radhës të kryesisë së kësaj force politike kanë shkuar mos më keq. Nëse tek e para kishte kërcënime, fyerje e sharje e madje edhe fjalë të ulëta, e fundit që u zhvillua të premten pati gjithçka, debate, akuza, përplasje e sfida të drejtpërdrejta. Fillimisht ende pa ardhur kryetari Astrit Bushati me çelësat për të hapur dyert e selisë duke ndenjur në oborrin e vogël kryebashkiaku i Vau Dejësit deklaron: “PD-së i janë ndryshkur çelësat sepse nuk hapen kurrë dyert.
/Shqiptarja.com










