PD: Shqipëria e gënjeshtërt në
mendjet psikopate, e të sëmura   

PD: Shqipëria e gënjeshtërt në<br />mendjet psikopate, e të sëmura   
TIRANE- Në kundërpërgjigje të Ramës, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi akuzoi Ramën se kërkon të pasqyrojë Shqipërinë e gënjeshtërt, atë që ndodhet në mendjen e tij, jo realitetin. Sipas PD-së , PS është partia e një grushti neobllokmenesh, 99-tshas e Mjaftucëve të Edi Ramës dhe me programin e Nastradinit të cilëve më 23 qershor, shqiptarët do të ju japin leksionin që ju dhanë 21 vjet më parë etërve të tyre mizorë.

“ Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në mëndjet psikopate dhe të sëmura për pushtet, që për hir të karriges së pushtetit organizojnë Puce për të marrë pushtetin me dhunë, shpallin aleancë me fundërrina dhe janë gati të pështyjnë në fytyrë në cdo moment vëndin e tyre vetëm e vetëm që ta nxijnë atë. Shqiptarët z. Rama, jetojnë sot në Shqipërinë e vërtetë e cila me gjithë vështirësitë reale me të cilat përballet nga kriza, me suksesin e reformave të saj sipas Komisionit Europian ka një rritje ekonomike katër herë më të madhe se rajoni, ka ndërtuar rrugë, ura, autostrada, superstrada, më shumë se të gjitha vëndet e rajonit të marra së bashku"- tha sot
Shqipëria e gëjeshtërt ekziston në paranojën tuaj, në mendjet psikopate dhe të sëmura për pushtet ku për hir të pushtetit organizojnë puçe, shpallin aleancë me fundërrinat dhe janë gati të pështyjnë”- tha Vorpsi.

Deklarata e Plote e PD-se
Ne jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt, populli Shqiptar jeton në një Shqipëri të gënjeshtërt. Kjo deklaratë nuk vjen nga spitale psiqiatrike, ky ofendim nuk ju bëhet shqiptarëve nga ultra nacionalistë Serb apo Nazist Grek dhe as nga partitë Shqiptare të ekstremit të majtë apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhës dhe Spiro Kolekës por kjo deklaratë u bë dje nga Edi Rama në konventën e themelimit të “Partisë se re Rama” partisë së një grushti neobllokmenesh, 99-tshas e Mjaftucëve të Edi Ramës tek parqiste atë që mediat e quajtën sot: Programi i Nastradinit
Partia Demokratike i rikujton z.Rama se: Shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATOS dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa c' është e vërtetë Aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave. Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle por jetojnë në një shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të Lirë në mbarë Europën, arritje Historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithcka që të ua mohonte atyre. Kështu që për cdo Shqiptarë, Shqipëria pa viza është Shqipëria e vërtetë kurse Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në psikologjinë e Sëmurë të njeriut që jeton në një botë tjetër halucinante, larg botës reale.
Z.Rama, Shqiptarët ndërtuan sistemin e bazuar në vlerat e Demekracisë i cili natyrisht ka mangësitë e vehta, Por për Shqipërinë e vërtetë Demokratike Sekretarja e Shtetit Hilary Klinton do ju deklaronte shqiptarëve nga parlamenti mbarë botës se cilido që dëshiron të shohë një Demokraci në veprim të shkojë të shohë Shqipërinë, pra të shohë Shqipërinë e vërtetë të Demokracisë në veprim. Natyrisht, për bijtë e etërve bllokmen ajo sot është një terror i vërtetë.Z..Rama, Shqiptarët jetojnë sot në Shqipërinë e vërtetë që ata me Lumenj Djerse ndërtuan këto 20 vite lirie. Ata jetojnë në Shqipërinë e vërtetë e cila ende nuk është një vënd i zhvilluar por ajo në banesa për 1000 banorë; në përqindjen e ndjekjes së shkollave të mesme dhe universiteteve nga fëmijët dhe të rinjtë e saj; në aksesin për kujdesin shëndetësor, në jetëgjatësinë mesatare të qytetarëve te saj; në vdekshmërinë foshnjore, amtare dhe të përgjithshme, renditet me dinjitet me vëndet e zhvilluara dhe më të zhvilluara të botës. Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në mëndjet psikopate dhe të smura për pushtet, që për Hir të karriges së pushtetit organizojnë Puce për të marrë pushtetin me dhunë, shpallin aleancë me fundërrina dhe janë gati të pështyjnë në fytyrë në cdo moment vëndin e tyre vetëm e vetëm që ta nxijnë atë. Shqiptarët z. Rama, jetojnë sot në Shqipërinë e vërtetë e cila me gjithë vështirësitë reale me të cilat përballet nga kriza, me suksesin e reformave të saj sipas Komisionit Europian ka një rritje ekonomike katër herë më të madhe se rajoni, ka ndërtuar rrugë, ura, autostrada, superstrada, më shumë se të gjitha vëndet e rajonit të marra së bashku. Shqipëria e vërtetë në të cilën jetojnë Shqiptarët me gjithë varfërinë, papunësinë etj. ka sot rroga dhe pensione më të larta edhe se disa vënde të Bashkimit Europian. Ajo ka mbi 3-fishuar eksportet dhe investimet e huaja, ka rritur punësimin dhe sipas grupeve më serioze të konsulencës në Botë renditet e 4-ta për shdërrimin e rritjes në mirëqënjen ekonomike. Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në mendjen e atyre që me injorancë të plotë deklarojnë se :Shqiperia ka rritje por nuk ka punësim, se borxhi publik duhet të matet nga banka si përqindje e GDP-isë .
Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në mëndjen e atyre që tmerrohen nga pasuritë e tyre, që marrin në pajë pallate dhe nuk nxjerrin dot një faturë të vetme, që deklarojnë cmime trojesh për rezidencat e tyre verore 30-50 herë më të ulta se cmimet e vërteta, që ndërtojne vila me paratë e vjedhura Mjaftit dhe për të zhdukur gjurmë, vjedhin kampjuterin e financave të Mjaft-it.!

Shqiptarët jetojnë të lirë ndërsa ata jetojnë në makthe në terror nga frika e pasurisë së tyre, 23 Qershori po vjen, Shqiptarët do të ju japin atyre leksionin që ju dhane 21 vjet më parë etërve të tyre mizorë.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia