PD: Shqipëria e mbytur në kanabis
Europa në alarm, Rama e mohon

PD: Shqipëria e mbytur në kanabis<br />Europa në alarm, Rama e mohon
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në vendin e kanabisit ndonëse ai nuk e pranon një gjë të tillë, duke thënë se, në Shqipëri nuk ka drogë.
 
Ka qenë kreu u departamentit të Rendit e Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj i cili ka risjellë në kujtesë rastin e Klement Balilit dhe raportimet e mediave ndërkombëtare për fenomenin në fjalë.
 
Nga ana tjetër, ai ka atakuar edhe drejtorin e policisë së shtetit Çako i cili gënjen duke thënë se monitorimet nga ajri tregojnë se në Shiqpri nuk ka parcela me drogë.
 
 
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Gazeta më e rëndësishme greke, Kathimerini shkruan se Klement Balili, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, feston çdo natë lirshëm në Sarandë, edhe pse është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mediat italiane cdo ditë raportojnë ngarkesa droge që mbërrijnë nga Shqipëria me skaf apo në rrugë të tjera.
Vetëm sasia e kapur në muajt gusht-shtator në Itali, e raportuar nga mediat, është 12 ton drogë.
Drogë e rritur, e kultivuar, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria drejt Italisë.
The Economist, revista lider në botë shkruan se situata e drogës në Shqipëri është përkeqësuar.
Pista e avionëve të drogës 1.8 kilometra është ndërtuar në mes të vendit, Lumi Zezë ka habitur dje banorët e Fushë Krujës se është mbushur me kanabis që vjen nga kodrat.
Me gjithë këto fakte, me gjithë këto ngjarje të përditshme, Edi Rama dhe Tahiri i tij thonë se në Shqipëri nuk ka drogë, dhe se degën e fundit e sekuestruan ata në një studio televizive.
Dhe shfaqet edhe më i paturpshëm drejtori i Policisë, Cako, i cili deklaron se monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka kanabis në vend. Duke u tallur me shqiptarët dhe me partnerët italianë, me Guardia di Finanza, e cila është çdo ditë në aksion duke kapur drogë shqiptare që mbërrin në brigjet e shtetit fqinj.
Pra pasi mbuloi Shqipërinë me kanabis, Edi Rama ka zgjedhur ta mohojë atë.
Po shqiptarët e dinë, e shohin çdo ditë, dhe po e vuajnë këtë rrënim të vendit nga droga, nga droga që mbyt ekonominë e ndershme, shfrytëzon tokat dhe burimet, që sjell vrasje e hasmëri, që kap pushtetin, drejtësinë, që shkatërron votën e lirë.
Dhe shqiptarët po reflektojnë e do të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!