Në këto momente të vështira për PD dhe në fakt jo për faj të demokratëve, gjithkush duhet të mbaj përgjegjësitë e veta e këtu nuk duhet të përjashtohen as deputetët, që kanë fituar në emër të besimit të demokratëve dhe shqiptarëve. Madje, më shumë se kushdo duhet të kenë vetëdije të lartë të përfaqësimit parlamentar dhe të përgjegjësi për raportet me SHBA-të, duhet të jenë pikërisht deputetët.

Disa prej tyre, ndoshta edhe si bashkëfajtor, pas zgjedhjeve të 6 marsit e sulmuan Bashën, e braktisën atë dhe në fund parimisht tradhtuan edhe vetën e tyre, sepse ndryshuar brenda ditës qëndrimet që kishin mbajtur e shprehur edhe me votë. Bën llogaritë e të fortit dhe të fituesit e ndoshta menduan se Basha nuk është më as garant fituesi e as lider. Shumë prej tyre kishin shprehur deri më gjashtë mars jo vetëm kishin shprehur mbështetje për Bashën dhe vendimet e tij, por kishin folur edhe me superlativa si lider dhe si drejtues legjitim i PD!

Zgjedhjet e gjashtë marsit u prezantuan nga këta deputet sikur ishin gjëma më e madhe e PD e sikur të gjitha këto gjëma i kishte në shpinë vetëm Basha! Në fakt nuk kishte asnjë naivë në Shqipëri dhe jo më demokrat që të mos e dinte se në situatën që po kalonte PD dhe mënyrën se si pala tjetër u paraqiten në zgjedhje, humbja ishte më shumë e mundshme se sa fitorja.

Pala tjetër, që tashmë po e bëjnë fakt të kryer marrjen e selisë, harruan se me datë 6 mars hynë në zgjedhje me një emërtim tjetër, më një logo tjetër e me një subjekt tjetër politik që në fakt ishin drejtpërdrejtë rival dhe kundërshtar të PD që çdo thonë se e duan kaq shumë.

Pra, de fakto më gjashtë mars ndodhën dy ngjarje:

- Pala tjetër de jure e de facto kishte marr një rrugë tjetër që nuk ishte ajo e PD

- Pala tjetër ishte kundërshtare dhe ndihmoj në humbjen e PD që me vonë e përdoren si motivimin kryesor për të larguar Bashën dhe për ta rimarr PD me metoda klasike

Deputetët e PD nuk janë aty vetëm si përfaqësues të PD, të një grupi parlamentar apo të një grupimi politik, por janë deputet pasi kanë bërë edhe betimin mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipëri, për pasojë ata nuk kanë detyrime vetëm ndaj votuesve por edhe ndaj Republikës të Shqipërim, ku bëjnë pjese  Politika e Jashtme dhe marrëveshjet dypalëshe ose shumë palëshe që Shqipëria ka nënshtruar që në fillim të viteve ’90 ku nuk mund të përjashtohen as angazhimet me SHBA-të, më NATON apo me procesin e Integrimit Europian!

Deputetët duan të na mbushin mendjen, për llogaritë e tyre se problemi ka qenë Basha! Në fakt, Basha nuk është problem apo fajtori, por është subjekti që për shkak të qëndrimeve të tij është sulmuar që nga shtatori pa mëshirë, pikërisht nga ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar!

Një gjë është të thuhet se Basha nuk na çon në fitore në zgjedhje dhe gjë tjetër është të thuash se Basha është shkaku i krizës në PD! Ndaj, Bashës janë thënë gjithçka këtë periudhë dhe në mënyrë të padrejtë, por sigurisht ai nuk e ka sulmuar PD në asnjë moment dhe nuk ka sulmuar në asnjë moment demokratët. Qëndrimet e tij ai i ka shpjeguar përse i është dashur t’i marr!

Deputetët e PD, me ndryshimin brenda një natë të qëndrimeve të tyre pas gjashtë marsit, nuk po e ndihmojnë zgjidhjen e krizës në PD, por po bëhen palë për ta dërguar atë drejtë një izolim me SHBA dhe pasoja do të jenë për demokratët e thjeshtë, shqiptarët dhe Shqipërinë. Iluzionet se SHBA nuk e kanë seriozisht janë iluzione që u shërbejnë interesave të pushtetit dhe të një politike të caktuar, por sigurisht dëmtojnë PD dhe demokratët e për pasojë edhe demokracinë shqiptare!

Para se të mendojnë për një bashkim sipas mënyrës dhe interesit që ata mendojnë, duhet të mendojnë e të besojnë se e para është PD, shqiptarët, Shqipëria dhe Amerika. Kjo e fundit duke takuar sot vetëm kryetarin në detyrë Alibeaj rikonfirmojë edhe njëherë se qëndrimet e saj, të DASH dhe të Washingtonit janë të pandryshuara!