Pardje, kryeministri Edi Rama ka publikuar një seri fotografish me pamje nga Kryeministria, zyra të ndryshme të së cilës janë gjetur në gjendje skandaloze, lënë si mos më keq nga punonjësit e mëparshëm. Fotot janë publikuar nga vetë Rama nëprmjet FB dhe Tëitterit. Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e zyrtarëve si Erla Mëhilli, etj, të cilët kanë postuar foto, dukshëm më të vjetra në kohë, me salla të zbukuruara të të njejtit institucion, ku nuk pasqyrohen mjediset e shkatërruara, por vetëm pjesët protokollare dhe zyra e kryeministrit. Fotot e të dy palëve publikohen në këtë faqe. 

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)