TIRANE - Partia Demokratike ka hedhur ditën e sotme akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e kësaj, Laura Vorpsi partie u shpreh se Rama i është rikthyer sindromës së vjetër të sulmit ndaj procesit zgjedhor, me moton tashmë të njohur nga të gjithë shqiptarët: "Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen".
“Kryetari i PS, Edi Rama i është rikthyer sindromës së vjetër të sulmit ndaj procesit zgjedhor me moton tashmë të njohur nga të gjithë shqiptarët: “Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen”. Ashtu sikurse para çdo fushate, qoftë për zgjedhjet parlamentare, qoftë për ato lokale, me të njëjtën strategji Rama po tenton të minojë procesin zgjedhor me akuza dhe mospjesëmarrje në vendimmarrjet që opozita detyrohet t’i zbatojë me ligj”, tha Vorpsi.
Më tej Vorpsi deklaroi se Rama po kërkon çdo ditë e më shumë të dëmtojë zgjedhjet, pasi është i bindur që i ka humbur.
“Sot, kur ndihet më i vetmuar se kurrë, kur aleatët po e braktisin më me shpejtësi sesa socialistët në Këshillat Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë, kur ka ngelur në çarkun që ka ngritur vetë me mosvotimin e 3 ligjeve dhe kur ka zhgënjyer përfundimisht njëherë e përgjithmonë cdo shqiptar kudo ku jeton me mosvotimin e ligjeve të integrimit, Rama po kërkon më shumë se çdo herë tjetër të dëmtojë zgjedhjet, pasi edhe vetë ai është i bindur tashmë për humbjen e madhe më 23 qershor”, përfundoi Vorpsi.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com