PD: Skandal me vizitën e Papës
394 mln lekë fituan qeveritarët

PD: Skandal me vizitën e Papës<br />394 mln lekë fituan qeveritarët
TIRANE - Deputeti i Partisë demokratike Gert Bogdani, në një dalje për mediat akuzoi qeverinë se i ka dhënë 394 milionë lekë kompanisë së vëllait të Erjon Veliaj AEG, për dekorin gjatë vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri (21 Shtator 2014). Zoti Bogdani paraqiti dokumenta që sipas tij vërtetojnë shkeljen me urdhër, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama. Por ka reaguar zyra për shtyp e kryeministrit Rama, duke i konsideruar këto pretendime si thashetheme dhe të pavërteta

PD: Skandal me vizitën e Papës 394 milione ne xhepat e qeveritarëve
Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj një tjetër skandal të qeverisë. Deputeti demokrat Gert Bogdani në një konferencë për mediat denoncon shkeljet me tenderin për dekorin e qytetitgjatë vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.

"Me prokurorim të drejtpërdrejtë - tha Bogdani - Edi Rama ka futur në xhepat e kompanisë EAG Communication, 394 milionë lekë, për shërbimet e ofruara gjatë vizitës së Papës. Kompania EAG edhe pse është krijuar në janar të këtij viti, dhe nuk plotëson kriteret teknike, është kontraktuar nga qeveria. Të gjithë e dinë se kush është kompania EAG dhe pse ajo u shpall fituese, dhe pse u pasurua brenda ditës. EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilën kujdeset vëllai i tij. Megjithë maritetet e përdoruara, Erion Veliaj ka lënë gjurmë diku. Nga këto dokumenta që kemi këtu - akuzon deputeti - të lëshuara nga QKR, rezulton se në një moment të historikut të tyre, kompania GOGEL, e cila ligjërisht zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i Ministrit të Mirëqënies, ka të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë, të njëjtën shkallë, të njëjtin apartament me kompaninë EAG, fituese e tenderit. Gogel e Erion Veliajt dhe EAG e 394 milionë lekëve të vizitës së Papës, bashkohen në apartamentin 3/5, të Rrugës Ibrahim Rugova, pallati përbri Plus, Tiranë. Pra është e qartë; Eshtë Erion Veliaj, me emër tjetër dhe administrator tjetër. Ky skandal, dëshmon se Edi Rama dhe të tijtë, janë aty për të shfrytëzuar cdo mundësi, edhe vizitën e Papa Franceskut, për t’u pasuruar. Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë. Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të cdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve. Partia Demokratike e denoncon këtë rast të pastër korruptiv dhe bëjmë me dije se në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit, edhe me vizitën e Papa Franceskut'' perfundon deklarata.

Ne fakt kompania Gogle ka qendruar ne adresa e mesiperme vetem dy jave, nga 17/09/2013 deri tek 23/10/20103 . Qe nga data 23.10.2013 eshte vendosur ndryshimi i adreses kryesore te aktivitetit.

Sipas dokumenti te QKR "eshte shtuar adresa: "Tirane; TIRANE; Tirane; ; TIRANE; Rruga Nikolla Tupe, Pallati 15/3; dhe eshte Hequr Adresa: "Tirane; TIRANE; Tirane; ; TIRANE; Rruga Ibrahim Rrugova,Pallati përbri Plus,Apartamenti 3/5"

faksimile pd per papen
faksimile pd per papen
Qeveria:Theshetheme! Opozita drejt degjenerimit
Pas kësaj deklarate të ardhur nga Partia Demokratike, ka reaguar menjëherë zyra për shtyp e kryeministrisë me anë të një njoftimi për shtyp.
 
“Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës. Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë