PD: Skandali 23 mln euro, Rama
prish garën, favorizon kompaninë

PD: Skandali 23 mln euro, Rama<br />prish garën, favorizon kompaninë
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka favorizuar kompaninsë fituese në tenderin për dixhitalizimin e Radio Televizionit Shqiptar.
 
Drejtoresha për mediat e PD, Grida Duma, akuzoi sot se Ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe kryeministri Edi Rama kanë krijuar një aferë korruptive sipas opozitës, duke përmbyllur aferën me vlerën 23 milion euro për dixhitalizimin e TVSH.
 
Sipas Dumës kjo është një shkelje e qartë e ligjit dhe premtimeve nga ana e qeverisjses së rilindjes.
 
leter pd

“Edi Rama është përfshirë në një skandal të madh financiar, duke shkelur procedurat në tenderin 23 milionë euro të digjitalizimit të Televizionit Publik Shqiptar. Kjo është një aferë korruptive, e finalizuar nga Edi Rama përmes ministres kushërirë, e cila duhet të siguronte transparencë dhe rregulla loje, por faktohet  që ka shkelur  parimet e shtetit të së drejtës. Pak ditë me parë, Ministrja e Inovacionit në shkelje të hapur të procedurës dhe ligjit, favorizoi një nga kompanitë në garë, për interesat e saj dhe kushëririt Kryeministër, duke përmbyllur aferën me vlerën 23 milion euro, për digjitalizimin e Radio Televizionit Shqiptar. Ky është një rast i pastër i vërtetimit se si qeveria e rilindjes pështyn  jo vetëm premtimet por edhe dokumentat të zezë mbi të bardhë, që kanë firmosur vetë.” u shpreh Duma

Duke vijuar më tej, Duma u shpreh se kompania fituese e kishte hedhur në gjyq Ministrinë, dhe se qeveria do ta kishte të fituar çështjen. Por sipas Grida Dumës, qeveria zgjodhi të tërhiqej nga gjyqi kundrejt aferës korruptive, dhe se po e njëjta kompani fiton të drejtën e dixhitalizimit të TVSH, por pa tender dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Duma publikoi edhe dokumentat sipas të cilave faktohet shkelja e bërë nga ana e Ministrisë së Inovacionit, të cilën drejtoresha e medias e PD e cilëson si shkelje e shtetit të së drejtës.

“Për tenderin në fjalë, kompania sot fituese kishte hedhur në gjyq Ministrinë, dhe në atë kohë, qeveria nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj në mbrojtje të interesave të taksapaguesve shqiptarë dhe vijoi procedurat gjyqësore, dhe rrethanat dhe argumentat ishin në favor të qeverisë dhe publikut. Po ashtu, vetëm një vit më parë, ishte vetë Harito që i dërgoi shkresë kompanive që  nuk do të vijohej më atë projekt dhe me keqardhje u  thotë që në një të ardhme nëse do te rihapet tenderi atëherë do të rishikoheshin situatat; duke i qëndruar kështu pikërisht vendimeve të mara nga ish-qeveria Berisha. Por sot, një vit më vonë, ndodh e kundërta, është pikërisht kjo kompani që fiton kontratën pa tender dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike, duke u tërhequr nga gjyqi midis saj dhe kompanisë kryen nje vjedhje të parave të shqiptarëve duke  kryer një vepër penale. I lë të drejtat e shqiptarëve të pambrojtura , ndërsa ekzistojnë të gjitha argumentat përse ky gjyq duhet të fitohej nga Ministria në favor të taksapaguesit  shqiptar dhe jo e kundërta. Ndonëse është një ironi e madhe që  ky dëm i radhës dhe dhunim i shtetit të së drejtës, shkaktohet pikërisht nga Ministria përgjegjëse për transparencën në vend,  vendimi i gjyqit që mban datën 15.09.2014, provon tërheqjen e Ministrisë dhe të Avokatures së Shtetit,  duke favorizuar kompaninë ta fitonte gjyqin në dëm të shtetit. Me tërhqjen nga gjyqi Ministria kreu vetëm  aktin e parë penal dhe shkeljen e shtetit të së drejtës, por jo të fundit, shkelja nuk  mbaron këtu.” nënvizoi Duma

leter pd

Në fund të fjalës së saj, në emër të Partisë Demokratike, i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimin për këtë aferë korruptive, që sipas saj u krye në interes të klientëve dhe pushtetit.

“Në kohë rekord, duke shkelur të gjitha proçedurat ligjore dhe duke dhunuar të drejtën e kompanive të tjera bashkëfituese  për t’u ankimuar,  Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike,  kryen aktin final të shkeljes së ligjit dhe të përmbylljes së aferës;  e shpall fituesin pa ndjekur rregullat që kërkon ligji, thjesht duke e publikuar në buletinin e prokurimeve. Partia Demokratike  i bën thrrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë të pastër korruptive të kryer nga Edi Rama, për interesa të klientëve të pushtetit dhe në dëm të shqiptarëve. Qeveria Rama –Meta  të harrojë se do të mund të fshehë në prapaskenat e e ekraneve mediatike aferat abuzuese në kurriz të shqiptarëve. Partia Demokratike do të bëjë transparent çdo shkelje të ligjit, cdo abuzim me taksat dhe interesat e shqiptarëve.” përfundoi Duma

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim