TIRANE- Sali Berisha ka dhënë sinjale se bojkoti parlamentar i Partisë Demokratike do vazhdojë gjatë, dhe mesa duket është pikërisht dënimi 10 ditor që ai vete mori, shkaku fillestar i ketij vendimi, para se të ndodhte konflikti fizik javën e shkuar mes deputetëve Strazimiri, Ndreu e Ndoka.
Fjala e plotë e Sali Berishës me gazetarët për 300 ditët e qeverisjes Rama - Meta
“Partia Demokratike doli nga Parlamenti pasi udhëheqja e saj gjeti se nuk ekziston më hapësirë për opozitën. Merr një rast, Edvin Kristaq Rama urdhëroi skllavin e tij Ilir Meta që të përjashtonin për 10 ditë Sali Berisha që më nderuan në mënyrë absolute.” tha Berisha
Berisha është shprehur pro bashkëpunimit pozitë opozitë mbi reformën e gjyqësorit, por nga ana tjetër ka theksuar se Kryeministri Rama nuk ka për qëllim Drejtësinë e paanshme, por vënien e saj nën kthetrat e tij.
“Opozita do të japë kontributin e vetë në reformën e drejtësisë por është qeveria që nuk do. Ndërkohë që qeveria ju thotë që do të bëjmë reformën i ka çuar ligjet në Parlament që do që të godasë drejtësinë.” u shpreh Berisha
Në një takim me gazetarët, Berisha ka dhënë një sërë shifrash –për të argumentuar se në 300 ditë qeverisje, shqiptarët dhe ekonomia vendit janë përballur me mashtrimet e kësaj qeverisje.
“Nuk dua të bëj as profetin as Kasandrën por pasojat e tmerrshme të borxhit 74% fillojnë në vitin tjetër e në vazhdim dhe do të jenë një gur shumë i rëndë i varur në qafën e shqiptarëve.” përfundoi Berisha
Në optikën e Berishës, 300 ditëshi ishte një dështim i qeverisjes, pasojat e të cilës sipas tij do të shihen dhe ndihen vitin tjetër në ekonominë vendase.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Fjala e plotë e Sali Berishës me gazetarët për 300 ditët e qeverisjes Rama - Meta“Partia Demokratike doli nga Parlamenti pasi udhëheqja e saj gjeti se nuk ekziston më hapësirë për opozitën. Merr një rast, Edvin Kristaq Rama urdhëroi skllavin e tij Ilir Meta që të përjashtonin për 10 ditë Sali Berisha që më nderuan në mënyrë absolute.” tha Berisha