TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka gënjyer në Komisionin Hetimor në lidhje me treguesit e kriminalitetit.
Deputeti i PD Genc Strazimiri, në një deklaratë për shtyp tha se “dëshmia aksidentale e mesazhit, nuk e shpëton Ministrin e Brendshëm nga dëshmia e rreme.”
“Ministri i Brendshëm, në tentativë për t‘iu shmangur përgjegjësisë publike dhe ligjore që kishte për të bërë transparencë para Komisionit Hetimor, gënjeu nën betim në lidhje me treguesit e kriminalitetit dhe disa momente të rëndësishme të aktivitetit të tij në krye të rendit dhe sigurisë. Veç kësaj, duke gënjyer nën betim përpara Komisionit Hetimor të Kuvendit, dje Ministri i Brendshëm është bërë përsëri përgjegjës penalisht në bazë të Kodit Penal, neni 306 për “Dëshmi të rreme”, duke rënduar më tej pozitën e tij për “Moskallëzim krimi” në lidhje me vrasjet e disa personave të afërt me të, të cilën e kemi bërë të ditur më parë.” tha në fjalën e tij Strazimiri.
Strazimiri vijoi më tej akuzat duke thënë se i vetmi moment i sinqertë i ministrit sipas tij ishte pas publikimit të mesazhit, duke shtuar se kjo shqetësimin e opozitës për rritjen e krimit.
“I vetmi kontribut i ministrit, i dhënë aksidentalisht dje ne Komisionin Hetimor, ishte që nëpërmjet pranimit të sms-së së famshme, ka pranuar se në krahasim me vitin 2013, treguesit e krimit, citoj: “janë përkeqësuar”, që “vrasjet janë dyfishuar”, që ka një “lëshim skandaloz të punës”, dhe “neglizhencë fatale”! Dhe në fund që kjo situatë “është e trishtë dhe e rëndë për qytetaret”! Me dëshminë e tij aksidentalisht të sinqertë, Tahiri konfirmoi shqetësimin mbarëpopullor dhe shqetësimin e opozitës për rritjen e krimit dhe të pasigurisë së qytetarëve.” u shpreh deputeti Strazimiri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com