Basha tha: “Ju konsideroj bashkëudhëtarë dhe bashkëluftëtarë për idealet dhe detyrat që kemi. E demonstruat këtë në protestat kundër armëve kimike të Sirisë.
E keni vërtettuar këtë vetëdije në mënyrën sesi rinia po vërshor drejt PD, duke u bërë pjesë e aksionit opoziat në një moment të rëndësishëm, dhe në një moment të vështirë për shkak të keqqeverisjes rama meta.
Në këto 9 muaj të qeverisjes së Ramës droga nuk po zvarritet, por po fluturon. Droga ka pushtuar ajrinm dhe përgjegjësia e kontrollit i takon qeverisë. Historia është droga me avion, janë bosët dhe avionët e drogës, karteli i drogës që ka marrë yrysh dhe ka vënë në zbatim planin e vet për të blerë zgjedhjet, pushtetin, liritë, ajrin, ujin, dhe gjithccka kemi me paratë e pista të drogës. Duke vendosue në këtë vend oligarkinë e drogës që është fundi i lirisë dhe demokracisë.”
Kreu i PD-së, tha se kjo forcë politike nuk po kërkon zgjedhje të reja, por largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ndërkaq, Basha ftoi të rinjtë t'i bashkohen protestës së PD-së nesër para parlamentit.
"Shqiptarët tregojnë sot me gisht Edi Ramën si përgjegjësin numër 1 për situatën e krijuar në vend, dhe për trafikun e drogës. Është ai që i përqeshi këto informacione duke i konsideruar avionët e drogës mushkonjë, e problemet e drogës si diçka që mund të ikë me spërkatje. E fshehu dhe e mbuloi trafikun e drogës, dhe narkotrafikantët intensifikuan trafikun e drogës. U larguan qindra oficerë të përkushtuar dhe u rikthyen në radhët e policisë persona me precedentë dhe implikime kriminale. Disa prej tyre të larguar edhe nga qeveria e PS. Sindromi 0 është sindromi i Ramës për të mohuar çdo arritje në këto 23 vite. Është sindromi i tij për t’u tallur me çdo gjë është arritur deri më sot.
Rama i ra me sëpatë arritjeve, transparencës, ligjit të policisë së shtetit, e sakatoi policinë e zëvendësoi me klientelën e vet. Droga me avion është problemi sot i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Halli i Edi Ramës është t’i ikë përgjegjësisë që ka duke fshehur të vërtetën, duke e përqeshur, duke e fshehur krimin. Ndërsa halli i shqiptarëve është të ndalin kthetrat e narkotrafikut dhe kthetrat e baronëve të drogës, që i janë vënë në fyt demokracisë shqiptarë. për të sot vlon një indinjatë e madhe në vend. ky është shqetësimi mbarëpopullor, kjo është çështja që i ka çuar shqiptarët në këmbë “Popull sovran, ose oligarki e drogës”.
Ne do të çohemi në këmbë dhe do rrëzojmë përpjekjen e saj për të vënë në kontroll Shqipërinë tonë.
Është koha për largimin e personi përgjegjës për këtë situatë që është Edi Rama. Nuk po kërkojmë zgjedhje, por largimin e tij dhe qeverisë së tij, që ka përgjegjësi për situatën. Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike, por kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament, të reflektojë atë që ndjen shumica në gjithë vendin do “Përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi”", tha Basha.
Redaksia online
(es/arsh/Shqiptarja.com)