PD: Strazimiri u kërcënua me jetë
Në Kuvend, deputetë të inkriminua

PD: Strazimiri u kërcënua me jetë<br />Në Kuvend, deputetë të inkriminua
TIRANE - Një ditë pas incidentit në ambjentet e koridorit të Parlamentit, ku u përfshi sërish deputeti demokrat Gent Strazimiri, opozita ka dalë me një sqarim zyrtar të kësaj ngjarjeje. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi akuzoi kryeministrin Rama se ka ngritur ne Kuvend strukturën e dhunës me deputetë të inkriminuar për të goditur opozitën.

“Edi Rama është personi që ka projektuar futjen në parlament të deputetëve me të kaluar kriminale për t’i përdorur si kërcënim ndaj fjalës së lirë, si kërcënim ndaj opozitës. Edi Rama përfshiu Arben Ndokën në listat e Partisë Socialiste, pavarësisht prej të kaluarës së tij kriminale, madje pikërisht prej saj. Edi Rama spostoi dy kandidate gra nga lista, për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Arben Ndokës.

Dhe ne sot pyesim sërish publikisht z.Rama. Cila është e shkuara e deputetit të tij të Lezhës, dhe sa vite është dënuar ai në Itali për trafiqe.

Një muaj më parë, u vetëdenoncua dhe deputeti socialist Armando Prenga, i cili edhe ai dha dëshminë e tij publike, se është pjesë e përfaqësuesve të botës së krimit në parlament, kur goditi z.Strazimiri, pas një fjalimi të ngjashëm me të djeshmin.

E pyesim sërish sot z.Rama. Cila është e shkuara e Armando Prengës dhe për cfarë e ka ndjekur policia italiane në vendin fqinj?

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Edi Rama legjitimoi dhunën ndaj deputetit demokrat, duke thënë se kush denoncon, do të goditet fizikisht”, tha Vorpsi.

Vorpsi: Kryeparlamentari nuk mori asnjë masë, të vendosur të luftojmë lidhjet kriminale të dyshea Rama-Meta
“Ilir Meta nuk mori asnjë masë disiplinore, nuk ndërpreu as seancën, a thua se gjithcka shkoi sipas planit. E vërteta është se Edi Rama i ka futur këta persona në parlament për të intimiduar e goditur fizikisht opozitën dhe për t’u mbyllur gojën deputetëve që denoncojnë lidhjet dhe varësitë e tij kriminale. Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë që në emër të interesave të qytetarëve të këtij vendi, në emër të të së ardhmes europiane të Shqipërisë,  të vazhdojë cdo ditë betejën për të denoncuar publikisht me fakte e argumenta, lidhjet kriminale të qeverisë, dhe të dyshes Rama-Meta”
 
Si nisi incidenti
“Gjatë një debati për sigurinë në vend deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi gjëndjen e rendit dhe depërtimin e krimit në strukturat më të larta të shtetit duke përfshirë parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, deputetja Xhaçka i kërkon Strazimirit të përmendë emrat e deputetëve të inkriminuar.

Deputeti Strazimiri iu përgjigj deputetes Xhaçka duke i thënë se kishte mirëkuptim të plotë për detyrën që i kishte ngarkuar Edi Rama me sms, dhe se problemi nuk qëndronte tek ajo por tek shefi i saj.

Dhe menjëherë pas kësaj, Edi Rama urdhëroi Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreun të agresonin fizikisht deputetin Strazimiri.

Në zbatim të këtij urdhëri, deputetët Ndoka e Ndreu goditën dhe kërcënuan me jetë deputetin Strazimiri”, sqaroi zëdhënsja e PD-së, Laura Vorpsi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut