PD: Sulmi ndaj djemve të Plakut
akt terrorist, pse hesht Rama?

PD: Sulmi ndaj djemve të Plakut<br />akt terrorist, pse hesht Rama?
TIRANË - Partia Demokratike me anë të deputetit, Keltis Kruja e ka cilësuar akt terrorist sulmin me armë që është bërë ditën e sotme ndaj djemve të kryetarit të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Gjatë deklaratës së tij, Kruja tha se, policia duhet të marrë në mbrojtje familjen e Plakut.
 
“Një akt i rëndë terrorist ka ndodhur sot në mes të ditës, në mes të Tiranës, teksa dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë ndaj dy djemve të Fatbardh Plakut. Djali 19-vjeçar i kryetarit të Komunës së Farkës, po merrte nga shkolla vëllain e tij 11 vjeçar dhe të dy po kthehenin në shtëpi me makinë”, tha në deklaratën e tij, Kruja.
 
Sipas deputetit, “rrugës ata janë qëlluar nga dy persona me skafandra, me motocikletë, me armë zjarri”.
 
“Ky krim i rëndë ndaj familjes së kryetarit të zgjedhur të Komunës së Farkës, është i dyti brenda muajit, kur ende nuk është zbardhur nga policia atentati i parë me anti-tank”, tha deputeti demokrat.
 
“Partia Demokratike e cilëson këtë një akt terrorist të paprecedentë. Ngjarja e sotme, tregon se rendi është në ditën më të keqe. Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen dhe të marrë menjëherë në mbrojtje kryetarin e komunës së Farkës dhe familjen e tij”, nënvizoi në fjalën e tij, deputeti Kruja.
 
Sipas deputetit Kruja, “Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të mos bekojë me heshtjen e tij goditjen e përsëritur ndaj familjes së kryetarit demokrat të komunës së Farkës”. “Ne i kërkojmë Kryeministrit, të marrë masa të menjëhershme. Kur sulmohet me armë djali i mitur 11-vjeçar dhe djali 19-vjeçar, teksa kthehen nga shkolla për në shtëpi, situata ka prekur fundin”, tha gjatë deklaratës së tij, deputetit demokrat.
 
“Fëmijët në Shqipëri nuk janë prekur në asnjë kohë, nga asnjë kod. Cfarë tjetër duhet të ndodhë që Edi Rama të reagojë??? Tanimë heshtja e kryeministrit e bën atë vetë pjesë të zinxhirit kriminal që po trondit cdo ditë qytetarët e vendit”, përfundoi deklaratën e tij për median deputeti i PD-së, Keltis Kruja.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)