PD sulmon LSI: Bën presione
dhe kur merr atë që do, tërhiqet

PD sulmon LSI: Bën presione<br />dhe kur merr atë që do, tërhiqet
Shumë e ashpër ka qenë Sekretarja e Shoqërisë Civile në Partinë Demokratike, Nevila Xhindi, kundrejt Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rolit të sj në politikën e vendit.
 
Nga studio e “E Diell” me Adi Krastën, Xhindi ka thënë se LSI duhet të provojë tutat sportive, duke nënkuptuar kësisoj kalimin në opozitë.
 
“LSI ka gjithë jetën me kostum qeverie, sidomos tani që ra nga pesha, ka ardh koha të provojë tutat sportive”, tha Xhindi.
 
Por, akoma edhe më e ashpër u tregua kur tha se LSI është partia që bën presione për të marrë atë që do dhe pastaj tërhiqet nga presionet, duke theksuar kështu se LSI vetëm parti e parimeve nuk është.
 
“Dihet stili LSI-së, sulmo e përfito! Sulet si parimore, merr pazarin që do dhe pastaj tërhiqet”, u shpreh Xhindi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai