PD sulmon përfaqësuesin e lartë të BE për Politikën e Jashtme, Borell: Paguhet nga Beogradi për ndarjen e Kosovës

PD sulmon përfaqësuesin e lartë të BE për Politikën e Jashtme, Borell: Paguhet nga Beogradi për ndarjen e Kosovës

Aleksandër Biberaj

Zyrtari i PD-së, Aleksandër Biberaj ka sulmuar përfaqësuesin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, pas deklaratave të tij në disa media se nuk është kundër ndryshimit të kufijve nëse Kosova dhe Serbia bien dakord mes tyre.

Për Biberaj kjo deklaratë e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell është në kundërshtim me gjithë parimet bazë të BE-së.

Biberaj hedh akuza se këto deklarata të Borell sponsorizohen nga Beogradi, ndërkohë që BE-ja është totalisht e angazhuar në kalimin e situatës së pandemisë.

“Z. Borell nuk do të ketë ndryshime kufijsh në Kosovë dhe mos vazhdoni të përkëdhelni Serbinë! Kërkojini politikës serbe se përpara se të aspirojë për integrim në BE të kërkojë falje për krimet dhe masakrat e kryera në Ballkan në vitet 90 ! Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa njohur shtetin e Kosovës bazuar në sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Të dashur miq,

Fatkeqësisht, shefi i politikës së jashme dhe të sigurisë së BE-së, ish-ministri i Jashtëm spanjoll Joseph Borrell, ka deklaruar se “nëse palët bien dakord, pra Kosova dhe Serbia, mund të ketë edhe shkëmbim territoresh”.

Kjo deklarate e Z. Borell shkon në kundërshtim me të gjitha parimet baze mbi të cilat u themelua BE-ja si dhe traktate respektive që janë edhe kolonat që mbajnë akoma BE-në e bashkuar. BE-ja ka si parim bazë të saj integrimin dhe jo dezintegrimin. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila është shprehur se:

“Jam e befasuar, dhe nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”.

Ndërkohë që BE-ja është totalisht e angazhuar në kalimin e situatës së pandemisë është shumë e çuditshme që Z. Borell gjen kohë që të merret me Kosovën, nuk përjashtohet mundësia që deklaratat e tij të sponsorizohen nga Beogradi ose nga aleatët e Beogradit, disa shqip-folësit që po sponsorizojnë edhe ndarjen e Kosovës, gjë e cila nuk ka për të ndodhur kurrën e kurrës!”, shkruan Biberaj në facebook.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 08/05/2020 01:27

    Bibi, ti je gonxhe e mullah saliut fara juaj kurr, po kurrën e kurrës nuk mund te bej politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale