PD,Tabaku: BB vlerësoi reformat tona
Rama gabon kur komenton raportin

PD,Tabaku: BB vlerësoi reformat tona<br />Rama gabon kur komenton raportin
TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore “Të bësh Biznes”, ku vlerësohen lehtësitë e krijuara për biznesin.
 
“Edi Rama është i dëshpëruar të gjejë qoftë dhe një notë kaluese për qeverisjen e tij, ndaj dhe gabon lehtësisht kur komenton raportin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë.”- e nis deklaratën e saj Jorida Tabaku.
 
 
Sipas saj Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nisur nga reforma që janë bërë përpara se Edi Rama të vinte në pushtet. Ajo shton se tre janë fushat kryesore ku është bazuar ky vlerësim, marrja e një leje ndërtimi, pagesa e taksave dhe regjistrimi i pronës.
 
“E bëri qeverisja e mëparshme Ligjin e ri të planifikimit Urban, unifikimin në një leje Zhvillimi të Lejes së Sheshit dhe lejes së ndërtimit, apo Edi Rama, i cili me praktikat e tij si kryebashkiak e kishte lënë Shqipërinë në fundin e listës së Bankës Botërore për më shumë se një dekadë.”- tha Tabaku.
 
Në fund të fjalës së saj, Tabaku shprehet se shpreson se  që ky raport do të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë e ta bëjë atë më miqësore me biznesin, e të rikthehet tek ky sistem taksash që e vlerësoi edhe Banka Botërore.
 
Fjala e plotë e deputetes Jorida Tabaku për raportin e “Doing Bussines”
Edi Rama është i dëshpëruar të gjejë qoftë dhe një notë kaluese për qeverisjen e tij, ndaj dhe gabon lehtësisht kur komenton raportin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë.
 
Banka botërore ka vlerësuar Shqipërinë nisur nga reforma që janë bërë përpara se Edi Rama të vinte në pushtet.
 
Tre janë fushat kryesore ku është bazuar ky vlerësim, marrja e një leje ndërtimi, pagesa e taksave dhe regjistrimi i pronës.
 
E bëri qeverisja e mëparshme Ligjin e ri të planifikimit Urban, unifikimin në një leje Zhvillimi të Lejes së Sheshit dhe lejes së ndërtimit, apo Edi Rama, i cili me praktikat e tij si kryebashkiak e kishte lënë Shqipërinë në fundin e listës së Bankës Botërore për më shumë se një dekadë.
 
Kush e bëri uljen e numrit të ditëve për marrjen e një lejeje në 45 ditë në bashkine e Tiranës duke eleminuar procedurat burokratike, drejtuesit e sotëm të Bashkisë, apo Edi Rama?
 
Kush e bëri eleminimin e cdo dokumenti të tepërt dhe reduktimin e lsites së dokumenteve të kerkuara, që e vlerëson sot Banka Botërore, Bashkia aktuale, apo Edi Rama?
 
Po platformën online të hipotekës që bën të mundur marrjen e informacionit për pronesinë në kohë rekord, kush e bëri administrata e mëparshme apo Edi Rama? A përmend raporti në mënyrë specifike one-stop-shop dhe aktet nënligjore të periudhës 2012.
 
Eleminimin e kostove dhe pagesave nga bashkia për cdo shërbim, mos e ka bërë vallë Edi Rama, apo drejtuesit e sotëm të Bashkisë?
 
Po lehtësimin e biznesit me e-taxation, pra pagimin e taksave përmes rrugës elektronike, mos e ka bërë Edi Rama. Jo, qeveria e mëparshme.
 
Banka Botërore e vlerëson tatim-fitimin për kompanitë prej 10 perqind, ndërkohë që prej Janarit qeveria e ka rritur atë me 50 perqind, duke e cuar në 15%.
 
Asgjë nga këto që vlerëson Banka Botërore nuk ka bërë Edi Rama. Kjo është e vërteta.
 
Vlerësimi i “doing bussines” është një lajm i mirë për vendin, dhe është e qartë se vjen si rezultat i reformave të mëdha të marra nga qeverisja e mëparshme dhe Bashkia e Tiranës sot.
 
Shpresojmë që ky raport të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë e ta bëjë atë më miqësore me biznesin, e të rikthehet tek ky sistem taksash që e vlerësoi edhe Banka Botërore.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'