TIRANË – Ndërkohë që Partia Socialiste shpalos vizionin e saj qeverisës, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë duke e konsideruar atë si një mbledhje të "klientelës së vjetër të kryesocialistit" që synon me frikë e terror, pasuritë e vendit. Por, sipas Jorida Tabakus, deputetes së PD-së dhe nënkryetares së bashkisë së Tiranës, PD-ja do jet♪7 në krah të qytetarëve.
"Këto ditë u mblodh në Tirane një grup urbanistësh, klientelë e vjetër e kryesocialistit, arkitektit të betonizimit të Tiranës. Pjesë e një historie të dhimbshme të kryeqytetit, ky grup, i sajuar dhe i padëgjuar në ndonjë vend tjeter, vjen sërish të ekzekutojë me komandë politike mbi pronat publike dhe private të shqiptarëve.
Me këto shfaqje skenike kërkohet të terrorrizohen pronarët si një herë e një kohë, përmes sajesave pseudo- urbanistike në funksion të përfitimit të një dore politikanësh dhe firmash ndërtimi. Me prapaskenat e një pushteti okult, nën frikë dhe terror po synohen pasuritë e vendit.
Vizioni i vërtetë i kryesocialistit për territorin u shpalos më se miri ne Tiranen e betonizuar gjatë kujdestarisë së tij. Mungesa e qëllimshme 11-vjeçare e Planit Urban të Tiranës është një leksion bindës se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin e tij dhe të miqve të tij. Ndaj dhe këto dite u përkujdes të mos u shfaqte turistëve kureshtarë as edhe një foto të bëmave të tilla si Komuna e Parisit.
Për të mbrojtur standartet demokratike dhe te drejtat civile, sociale dhe ekonomike te qytetareve, Partia Demokratike do të jetë ne krah te gjithesecilit, përballë këtij arbitrariteti.
Kërcënimet e Kryesocialistit për anullimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij. Koha për shfaqje mediatike dhe skenike ka mbaruar dher shumica e qytetarëve të vendit presin shëndetësi falas, heqje te taksës së biznesit të vogël, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, legalizim falas, 300 mijë vende pune e të tjera premtime me të cilat PS erdhi në pushtet,"- tha Tabaku.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com