Buffon: Po, kam vendosur baste! Kurrë për Juven dhe Italinë

Buffon: Po, kam vendosur baste! Kurrë për Juven dhe Italinë

Gianluigi Buffon

'Gianluigi Buffon, rrëzimi, ngritja, rrëzimi, ngritja', kështu quhet libri autobiografik i legjendës së portës italiane. Ndër të tjera ai ka treguar se bastet për të janë adrenalinë dhe se ka vendosur, teksa shton se nuk e ka bërë kurrë për Italinë apo Juventusin.

Ai zbuloi edhe lojtarët më të mirë kundër të cilëve ka luajtur. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta dhe Zinedine Zidane; dhe ai mendon se Neymar Jr duhet të kishte fituar pesë “Topa të Artë”.

“Për disa, bastet janë ves. Për mua ishte adrenalinë. Për një gjë jam i sigurt, nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme. Në fakt, nuk jam hetuar, nuk jam paralajmëruar kurrë.

Sepse unë kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë të paligjshme, nuk vë bast për Juventusin, ekipin kombëtar apo futbollin. Sa herë kam luajtur e kam bërë vetëm mbi tenisin dhe basketbollin amerikan.

Tani shkoj në kazino dy-tri herë në vit, por nuk e ndjej më nevojën që kisha dikur. Mbase asokohe ndikonte edhe një lloj depresioni nga i cili kam vuajtur disa vite e që mezi e kam kapërcyer “, përfundoi portieri italian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë