PD, Tabaku: Rama, seri të reja
të mashtrimit me legalizimet falas

PD, Tabaku: Rama, seri të reja<br />të mashtrimit me legalizimet falas
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar Kryeministrin e vendit duke e cilësuar si “rrenë të vjetër” deklaratën e këtij të fundit mbi legalizimet falas. Në fakt Tabaku reagon pas deklaratës së Ramës, ditën e djeshme, ku u shpreh se "procesi i legalizimit falas është prioritet i qeverisë".

“Dalja e djeshme e kryeministrit nuk është e shkëputur nga arkivat siç mund të dukej, por është një provokim cinik mbi atë që nuk po ndodh sot e gjithë ditën, mbi mashtrimin e tij të madh të Legalizimit Falas.

Për kujtesën e të gjithëve, po transmetojmë firmën që ai hodhi në Kamëz, megagënjeshtrën e Legalizimit Falas. Që nga ajo ditë, asnjë legalizim nuk është bërë falas. Legalizimet janë frenuar. Edi Rama nuk ka bërë asnjë dosje të re.”- tha për mediat Tabaku, duke rikujtuar një sekuencë video nga takimi elektoral i Ramës në Qershor të vitit 2013, ku ky i fundit firmos mbi premtimin elektoral mbi legalizimet.

Gjithashtu Tabaku nuk la pa cekur dhe çështjen e aksioneve të INUK ndaj ndërtimeve abuzive. Por sipas këndvështrimit të deputetes së PD, Rama “luan me pronat e shqiptarëve me pasionin e tij për rrënimin, po shemb investime të ligjshme, po shkatërron mundin e djersën e qytetarëve”.

“Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, se krekosja e tij mbi gërmadha e mbi dëshpërimin e qytetarëve, e sikur të mos mjaftojë kjo të dalë e të vërë gishtin mbi plagë, duke ua kujtuar edhe një herë, se ai ka gënjyer për Legalizimin Falas.
Jo vetëm ka gënjyer, por gënjen e gënjen, pa ndalim.’- deklaroi për mediat deputetja e PD, Jorida Tabak

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën