Partia Demokratike akuzoi ministrin Saimir Tahiri se po mundohet të mbajë të fshehur një ngjarje që ka ndodhur pasdite, në mënyrë që të lehtësojë rrethanat e kushërinjve të deputetit Xhemal Qefalia në banesën e të cilëve është gjendur 50 kg kanabis sativa e tharë.
Por, policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehjen e ngjarjes në Priskë të Zall Herrit duke e mohuar.
Policia njofton se pasditen e sotme janë arrestuar dy persona, Haxhi dhe Vullnet Qefalia me akuzën e prodhimit,mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike, pasi u sekuestruan 59 kg kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës të marrë me qira nga Haxhi Qefalia është konstatuar 55.3 kg kanabis, ndërsa është kapur në flagrancë në një distancë rreth 20 m, larg kësaj banese në tentativë për t'u larguar vëllai Vullnet Qefalia me 3.7 kg kanabis.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një çift Sh. K., 53 vjeç dhe Xh. K, 53 vjeçe po nga Priska e vogël, pasi ishin pronarët e banesës ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qira gjysmën e banesës Haxhi Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë.
Për ngjarjen reagoi edhe deputeti Xhemal Qefalia, i cili u shpreh se nuk njoh dhe se nuk kam asnjë lidhje me të arrestuarin.
Sipas deputetit e vetmja lidhje me të arrestuarin është mbiemri dhe asgjë tjetër.
"Hedh poshtë me neveri lajmin nga fabrika e Shqup-it se i arrestuari me mbiemrin Qefalia është kushëriri im dhe po merret ne mbrojtje nga une!
Nuk e njoh dhe nuk kam asnje lloj lidhje me te arrestuarin . E vetmja "lidhje" qe kam eshte mbiemri i perbashket Qefalia!
O Zot meshiroje Lul Bashen se nuk di cfare ben"deklaroi Xhemal Qefalia.
Deklarata e plotë e PD
Edhe sot që raporti i monitorimit ajror tregon pesëfishim të sipërfaqes së drogës, Saimir Tahiri është sërish në shërbim të trafikantëve.
Tahiri po mundohet të mbajë të fshehur një ngjarje që ka ndodhur pasdite, në mënyrë që të lehtësojë rrethanat e kushërinjve të deputetit Xhemal Qefalia në banesën e të cilëve është gjendur 50 kg kanabis sativa e tharë.
Droga është kapur pikërisht në Priskë të Zall Herrit, ku ata kanë banesën. I ndaluari është Haxhi Qefalia, por Tahiri ka bllokuar daljen e informacionet dhe po bëhen të gjitha ndërhyrjet për ta nxjerrë të afërmin e deputetit.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë shërbim kriminal të urdhëruar nga Saimir Tahiri.
I kërkojmë policisë të bëjë transparencë të menjëhershme për ngjarjen.
Partia Demokratike e nxit prokurorinë të hetojë rastin dhe të ndalojë ndërhyrjet politike e presionet e Saimir Tahirit në këtë cështje.
Deklarata e Policisë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.
Gjatë orëve të mbasdites së sotme (07.102016), Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, kanë marrë informacion në rrugë operative se shtetasi Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një banesë në fshatin Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit të banesës të marrë me qera nga shtetasi Haxhi Qefalia, është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas peshimit rezultoi me një peshë 55.3 kg.
Gjithashtu nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë në një distancë rreth 20 m, larg kësaj banese në tentativë për t'u larguar shtetasi Vullnet Qefalia, i cili u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas peshimit rezultoi 3.7 kg.
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sattiva u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
1- Haxhi Qefalia , 36 vjeç , lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
2- Vullnet Qefalia , 31 vjeç ,lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr. (Vëllezër me njëri -tjetrin)
Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :
- Sh. K., 53 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.
- Xh. K, 53 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me njeri- tjetrin) ishin pronarët e banesës ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qera gjysmën e baneses shtetasit H.Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj baneseje jetonin vetë.
Materialet proceduriale do t'i dërgohen Prokurorise pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Prodhim ,mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 283,i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Haxhi Qefalia dhe Vullnet Qefalia, si dhe për veprën penale të "Moskallzim të krimit" parashikuar nga neni 300 I Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Sh.K dhe Xh. K .
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com