PD: Tahiri ka shkatërruar besimin
e qytetarëve tek policia e shtetit

PD: Tahiri ka shkatërruar besimin<br />e qytetarëve tek policia e shtetit
Partia Demokratike ka reaguar pas fjalës së Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në analizën e policisë së Shtetit, ku ka theksuar se ai është ministri që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek policia e Shtetit, pasi ai është ministri i lidhjeve kriminale.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shtoi se, Tahiri duhej të kishte ikur me kohë nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme për t’u vënë përpara përgjegjësisë para drejtësisë.

Përveç kësaj, PD-ja e akuzon Ministrin Tahiri se ai është shkelësi i Kodit të Etikës.


Ja deklarata e Partisë Demokratike
Saimir Tahiri predikoi pa turp sot ligjin, besimin dhe etikën në polici, tre elementë për të cilat ky ministër duhej të kishte ikur me kohë nga detyra e të ishte përgjigjur para drejtësisë.
Saimir Tahiri ka shkelur ligjin, dhe këtë e di çdo shqiptar. Ai vetë pranoi se ka shitur në të zezë taksinë e drogës, makinën e tij private, dhe këtë shitje nuk e ka deklaruar. Ai vetë, publikisht deklaroi se nuk pranon të zbatojë një vendim gjykate në fuqi. Një shkelje e rëndë e ligjit.
Saimir Tahiri ka shkelur besimin publik që duhet të kenë qytetarët tek policia, pasi me makinën e tij personale private, banda e habilajve i është fshehur kontrolleve dhe ka kryer trafik droge.
Saimir Tahiri është një shkelës i madh i etikës, pasi megjithë skandalet që kanë ndodhur, me gjithë provat e faktet e përfshirjes së tij në trafik e lidhje me krimin, ai nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe ka vazhduar ti shërbejë bandave me postin e tij.
Një seri ekzekutimesh mafioze kanë ndodhur vetëm në muajin Janar. Dhe Tahiri nuk mban asnjë përgjegjësi.
Ai është ministri më i inkriminuar në Ballkan, dhe sa më shumë qendron në detyrë, aq më shumë stimulon krimin e trafiqet, dhe minon besimin e publikut tek policia.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
​ 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima