TIRANE- Deputeti i PD-së Gent Strazimiri doli sot në në një prononcim për shtyp për t’i kujtuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjeve në adresë të tij për lidhjet me Elvis Doçin. Pronari i kazinosë u ekzekutua pak ditë më parë në Tiranë dhe Partia Demokratike i kërkon Tahirit të bëjë publike lidhjet që ka ai me viktimën.
“U bënë më shumë se 72 orë që opinioni publik dhe opozita, pret përgjigje nga ministri i Brendshëm në lidhje me disa pyetje të drejtuara në adresë të tij, por ministri vazhdon t’i bëjë bisht me një heshtje fajtore.
Po përsërisim sugjerimin tonë drejtuar ministrit për hedhjen dritë mbi të dhënat tejet shqetësuese në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe inkurajimin dhe nxitjen që të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- tha Strazimiri.
Deputeti i PD-së përsëriti pyetjet
- Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojërash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë?
- A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar “Fund Marrëzisë” aq të pompuar nga ju personalisht?
- Zoti Ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit?
- A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj?
-Heshtja juaj nuk ndihmon askënd zoti ministër, as drejtësinë e as ju!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com