PD (pa LSI) takim informal me 'Venecian', akuzon Ramën për problemin 30-vjeçar të pronave

TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim informal, i cili nuk ishte përfshirë në axhendë, me delegacionin e Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Paluajtshme.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat ish-deputetët demokratë deklaruan se i kishin shprehur Komisionit të Venecias shqetësimet e tyre lidhur me krijimin  e KADASTRËS, e cila sipas tyre merr funksione që nuk i takojnë duke sfumuar rolin e Gjykatës. Bylykbashi deklaroi se një tjetër shqetësim lidhur me këtë çështje është mos funksionimi i Gjykatës Kushtetuese duke penguar qytetarët që të ankohen mbi çështjet e pronave, por duke sulmuar edhe Reformën në Drejtësi, teksa u shpreh se është pezulluar në kuadër të këtij mekanizimi.

"Nuk është e re historia e kësaj qeverie. Ne patëm munësinë të shpjegojmë me detaje se çfarë ka ndodhur nga viti 2008 për ligjin e pronave, ligje që bien ndesh me të drejtën e qytetarëve. Diskutuam se KADASTRA merr funksione që nuk i takojnë. Qeveria është duke shkelur të drejtat e pronarëve dhe duke harrtuar ligje që krijojnë norma të ndryshme nga vendet e tjera të rajonit.

Patëm mundësinë që të shpjegojmë edhe themelin e këtij mekanzimi djallëzor për të marrë pronat. Qeveria nuk kthen më prona dhe ka vënë një mekanizëm për të rishpronësuar pronarët. Kjo ka një qëllim të vetëm të marrë pronën dhe t'ia japë oligarkëve. U bëmë të qartë se fikjsa dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetues dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi. PD do kthehet në pushtet dhe do zhbëjmë këto difekte", u shprehën dy ish-deputetët demokratë.

Problemi i pronave është një problem i vjetër në Shqipëri, por me rënien e regjimit komunist, u bë edhe më kompleks përmes ligjit famëkeq 7501 për pronën.

Përgatitja e këtij projekt-opinioni nga Komisioni i Venecias, financohet përmes kornizës së "Për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Ditën e djeshme ky delegacion u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të grupeve parlamentar të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sot ata do të vijojnë takimet me Avokatin e Popullit, por edhe anëteren e vetme të Gykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Axhenda e plotë e delegacionit të Komisionit të Venecias

18 shtator 2019

12:15-13:00 -Takim me Kryeministrin Edi Rama.

16:30 – 17:30- Takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. 

18:00 – 19:00- Takim me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat. 

19 shtator 2019

09:30-10:00 -Takim me Avokaten e  Popullit, znj. Erinda BALLANCA.

11:00-12:30 -Takim i përbashkët me perfaqsues te Ministrive.

12:30-13:45- Takim i përbashkët me Agjencitë, përfshirë përfaqësues të ish-agjencive të shkrira.

16:00-17:00- Takim meGjykata Kushtetuese

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gori: 19/09/2019 12:00

    PRONAT NE TIRANE DHE SHQIPERI I DEGJENEROI PARTIA DEMOKRATIKE ,,,KUR VENDOSI LIGJIN 7501,,,QE NUK KTHENTE TOKEN TEK PRONARI I LIGJSHEM,,,,DHE DUKE FAVORIZUAR TE ZAPTONIN PA LEJE DHE PA PAGUAR TOKAT ME PRONAR,,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur