TIRANË- Pas vizitës 2 ditore për çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta, një tjetër delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Ai ësht takuar mesditën e sotme me kryeministrin Edi Rama

Më pas Komisioni do të vazhdojë gjatë pasdites së sotme takimet me grupet parlamentare të opozitës dhe maxhorancës. Ndërsa ditën e nesërme ata do të vijojnë takimet me Avokatin e Popullit, por edhe anëteren e vetme të Gykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Kësaj here Komisoni i Venecias ndodhet në kryeqytet si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Palujtshme. Megjithatë edhe më parë  Ligji “Për Trajtimin e Pronës” është vlerësuar në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga Komisioni i Venecias.

Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit pas ankimit pranë kësaj gjykate nga shoqatat e pronarëve. Shoqatat e Pronarëve kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat me pretendimin se bie ndesh me Kushtetutën dhe me Konventën Europiane të  Drejtave të Njeriut. Por nga ana e tyre Komisioni i Venecias ka argumentuar se ligji për trajtimin e pronave është në përputhje me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Axhenda e plotë e delegacionit të Komisionit të Venecias

18 shtator 2019

12:15-13:00 -Takim me Kryeministrin Edi Rama.

16:30 – 17:30- Takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. 

18:00 – 19:00- Takim me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat. 

19 shtator 2019

09:30-10:00 -Takim me Avokaten e  Popullit, znj. Erinda BALLANCA.

11:00-12:30 -Takim i përbashkët me perfaqsues te Ministrive.

12:30-13:45- Takim i përbashkët me Agjencitë, përfshirë përfaqësues të ish-agjencive të shkrira.

16:00-17:00- Takim meGjykata Kushtetuese