PD takim me maturantët, Duma:
Ekselentët janë jashtë universiteteve

PD takim me maturantët, Duma:<br />Ekselentët janë jashtë universiteteve
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike dhe ai për Aksionin Qytetar Ervin Salianji kanë takuar sot maturantët të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të përzgjedhjes së maturantëve për në universitete.

Grida Duma iu ka thënë maturantëve se me këtë reformë në arsim studentët e ekselencës do të mbeten jashtë dyerve të universiteteve, ndërkohë që Salianji ka thënë se, PD do të mbështesë protestat e tyre dhe do dërgojë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve ekspertë të saj për të parë nga afër mënyrën e përzgjedhjes, pa lënë mënjanë edhe kërkesën për dorëheqjen e ministres Lindita Nikolla.

Ekselentët  më këtë reformë në arsim do të mbeten jashtë universiteteve. Nga e gjithë Shqipëria më shumë se 628 denoncime kanë ardhur në portalin e PD-së. Ekselentët nuk pranojnë degë çfarëdo, në fazën e parë, të dytë, të tretë apo kurdo. Kjo reformë duhet zhbërë, pasi nuk është sipas sistemit meritë-preferencë” tha ajo.
 
Qindra maturantë të shkëlqyer janë jashtë universiteteve. Shqetësimi kryesor i juaji se kjo është reforma e padrejtësisë së madhe. Ajo favorizon disa studentë të tjerë dhe lë prapa maturantët e shkëlqyer. Nuk ka sistem pikëzimi të qartë. Ju do mbeteni pa shkollë, sistemi arsimor do jetë në kaos, viti akademik do shtyhet. Qeveria të anulojë raundin e parë, të kthejë sistemin e pikëzimit. Do iu mbështesim në protesta, do kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla” tha ai.

Ndërkohë, vetë maturantët jo fitues kanë thënë se nuk janë informuar që në nisje të studimeve të arsimit të mesëm për këtë mënyrë përzgjedhje dhe se është e domosdoshme që të zhbëhet kjo reformë ose të bëhen ndryshime. Për ta, rëndësi ka nisja e vitit akademik bazuar në notat me të cilat janë vlerësuar gjatë tre viteve.

Nuk kemi pasur informacionin e duhur. Sistemi i ri i arsimit po na lë pa shkollë. Raundi i dytë është njësoj si i pari. Duan të na çojnë tek privati. Zgjidhja është që të na thoshin se si do bëhej përzgjedhja. Të heqin reformën ose të bëjnë ndryshime, ne duam shkollën” thanë disa nga maturantët.

Ja disa nga dëshmitë e maturantëve jo fitues
Kam mbaruar me rezultatin 10.15, por nuk kam fituar asnjë degë. Raundi i dytë i fituesve nuk do të funksionojë, ne do mbetemi pa shkollë, në mes të rrugës. Ky sistem nuk na mundëson studime. Ndaj nesh po bëhet burokraci dhe jo meritokraci” tha një maturant.

Një tjetër shtoi, “Jam Anjeza Hukaj nga Lezha. Kam mesatare 9.91, aplikova tek politekniku, me këtë mesatare nuk kam kapur asnjë nga degët. Ka shumë të tjerë që janë zgjedhur para meje me mesatare shumë më të ulët se unë. Ata kishin listuar disa lëndë që nuk kanë lidhje me politeknikun, por që janë shpallur fitues”.
 
Arjela Ndreu u shpreh se, “Mesataren e kam 9.6 dhe synova degë të politeknikun e shkencat e natyrës, kam kapur një degë që e hodha thjeshtë sa për të plotësuar formularin, unë nuk fitova pasi ministrja jonë dhe kryeministri kanë bërë një reformë që nuk është për ne” tha ajo.

pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
pd nga degjesa me maturantet
(Maturantët në selinë e pd-së)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron