PD: Të anulohen zgjedhjet në
Korçë, u blenë me 20 mijë lekë

PD: Të anulohen zgjedhjet në<br />Korçë, u blenë me 20 mijë lekë
TIRANË - Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe hetim të plotë të tyre. Kjo pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel mbrëmjen e së hënës (4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve) të blerjeve të votave të studentëve korçarë nga PS.

Deklaratën publike në emër të PD e ka bërë ish-ministri i Drejtësisë dhe anëtari i kryesisë së PD, Eduard Halimi, i cili ka dalë pak minuta pas denoncimit televiziv për të shpallur qëndrimin e partisë që përfaqëson.
 
“Fakte tronditëse në sytë e gjithë shqiptarëve. Për vjedhjen e zgjedhjeve, manipulimin, se si zyrat e PS paguanin 20 mijë lekë për çdo votë. Me zë dhe figurë u kapën pagatorë duke shpërblyer votën. Zakoni i keq i socialistëve me sa duket vazhdon. Denoncimi i “Fiks Fare” e sheh si mall që duhet blerë. Ky denoncim dhe pohimi me zë në zyrat e PS në Korçë se kjo metodë dhe klientëve të saj financues u përdor edhe në Korçë”, tha Halimi.

Halimi ka analizuar se "megjithë presionin ndaj kujtdo të punësuari, Edi Rama dhe socialistë të tjerë nuk ishin të qetë dhe futën në lojë zakonin e vjetër; blerjen e votës. Pavarësisht këesaj në këto zgjedhje pati rekord historik të mospjesëmarrjes, si protestë e heshtur".

Halimi e ka quajtur "goditjen më të egër ndaj elementit bazë të demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme".

Më tej ai ka njoftuar kërkesën e PD për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, si dhe që prokuroria të nisë menjëherë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Si dhe të sekuestrojë regjistrat që u panë me sy dhe të kërkojë ndëshkimin më të ashpër ndaj gjithë organizatorëve, urdhëruesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë. "Që Rama dhe të tijët të heqin dorë nga zakoni i vjedhjes së votës, siç u pa sot nga qytetarët", përfundoi deklaratën Halimi.

"FIKS FARE": JA SI PS BLEU STUDENTËT ME 20 MIJË LEKË VOTËN
Sipas videos në "Fiks Fare" 2 mijë lekë të reja ka kushtuar vota e studentëve për kandidatin e majtë, Sotiraq Filo, të cilët paraqiten në shtabin elektoral të PS për të marrë shpërblimin e tyre, edhe pse kjo parti e ka pasur të sigurt fitoren në këtë qytet prej shumë vitesh. Në një dialog mes gazetarit të 'Fiks Fare" dhe një studentje, ajo i shpjegon se këto para janë "lekët e rrugës për të ardhur nga Tirana për të votuar".

Më tej "Fiks Fare" zbulon se si studentët kontaktoheshin me telefon nga pjesëtarë të shtabit të Sotiraq Filos dhe u thuhej se "nëse do të votonin, do të shpërbleheshin". Të gjithë studentët që do të votonin për kandidatin socialist, Sotiraq Filo ishin të regjistruar në një listë me numra telefonash celularë, të cilën e mbanin anëtarët e shtabit të PS.

Pasi studentët paraqiteshin në shtab me gishtin ku gjendej shenja e bojës së votimit dhe një kartë identiteti, atëherë ata vinin firmën dhe shpërbleheshin si në fotot më poshtë, ku duket qartë skema dhe zhvillimi i situatës. Si vend për shpërndarjen e parave shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës. Aty gazetari i "Fiks Fare" ka arritur të shkojë dhe të shtiret si një nga "votuesit me pagesë". Por ata që nuk kishin emrin në lista ngeleshin pa gjë.

Nga bisedat kuptohet se si stafit të Rilindjes mirëpriste dhe falenderonte për mbështetjen "votuesit me pagesë", se si ata iu duheshin dhe për herë të tjera, se si e njëjta gjë është bërë edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, kur i thotë "në ke qenë dhe në qershor" apo "se emrin tënd s'po e gjejmë as te lista e emigrantëve dhe as te studentët".

vota korce

vota korce

votat korce

Biseda që vërtetojnë blerjen e votës
Studentja – Mua më thanë, biles i takova atje tek qëndra e votimit. Votove? Po po, i thashë unë pa merak edhe më tha biles ma jep cik emrin që të ashtu, që të them që votove, nuk është se do vemë vet. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra nuk është e nevojshme, ca është ky 2 mijë leksh që hyn e del. Tek  Dolce Vita rrugica këtu ku iken për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë  në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Gabim, në Korcë Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.
Fiksi – Sa lek do t’u japin ju ata ?
Studentja –  20 mij ( të vjetëra)
Fiksi – Po pak janë
Studentja – Po vetem rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëhërë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrant dhe paguajnë vetëm rrugën , nuk është se japin lek...Nuk ka shumë votues.
Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se.... selia e PS, se do marrë ca lekë?
Banor i Korçës – Kjo këtu thua
Fiksi -  Jo, që do merrja lekët .
Banor i  Korçës –  Aaaaaa , është nga rruga tjetër… do ikësh drejt.
Fiksi – Këtej?
Banor i  Korçës – Po
Fiksi – Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?
Banor i Korçës – Po e sigurt është, jo- jo, ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.
Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.
Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?
Studentja : Miredita! Si jeni? ….. quhem.
Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?
Studentja : Po më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja duhet të vija të paraqitesha këtu.
Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë)  Numrin e telefonit.
Studentja: 06……
Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar duhet te jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….
Studentja : Po patjetër!
Stafi i Rilindjes : Ju faleminderit që na mbështesni!

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar