Partia Demokratike, ka kërkuar lirimin nga burgu të kryekomunarit të Rrashbullit, Hysen Gashit, i akuzuar për dhënien e lejeve të paligjshme të ndërtimit në Shkëmbin e Kavajës.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi  tha se në të kundërt duhet të arrestohet edhe  kryebashkikut i Vlorës, Shpëtim Gjika. “Kryeministrti Rama kërkon të marrë peng sistemin e drejtësisë, teksa për cështje të ndryshme merr gjykatësit në telefon për tju diktuar vendmin që duhet të marrin”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas selisë blu Gashi mbahet në burg padrejtësisht, në kushtet e një krimineli të rrezikshmërisë së lartë, në një kohë kur ai nuk mund të dalë jashtë vendit dhe kur gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Me ligjin që u miratua së fundmi në Parlament, tha  Bylykbashi, togat e zeza ndodhen nën këtë presion, në një kohë kur kriminelët e vërtetë nuk janë në burg, por në Kuvend.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)