PD: Të ngrihen 2 Komisione
Hetimore, për ARMO e Maturantët

PD: Të ngrihen 2 Komisione<br />Hetimore, për ARMO e Maturantët
Partia Demokratike në parlament do të kërkojë ngritjen e dy komisioneve hetimore, për privatizimin e ARMO dhe për zbardhjen e asaj që ka ndodhur me pranimet e Maturantëve në universitete.
 
Gjatë diskutimit me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, mësohet se kreu i opozitës, Basha u ka kërkuar deputetëve që puna e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita gjatë viteve të fundit të mbyllet ndërsa për këto dy komisione të mbyllen me rezultate konkrete dhe të jenë eficentë. Burime nga grupi parlamentar demokrat bëjnë me dije se ish kryeministri Berisha i ka konsideruar të domosdoshme ngritjen e këtyre dy komisioneve pasi sipas tij, pas ARMOS dhe arsimit, fshihen afera të pastra korruptive të qeverisë.
 
Ndërkaq kreu i PD ka qenë kritik ndaj deputetëve demokratë të cilët javën e shkuar u larguan nga seanca të pa organizuar ndërsa u ka kërkuar të jenë të unifikuar në përballjen me maxhorancën në kuvend.
 
Një çështje që mori vëmendje në fjalën e kreut të PD në këtë mbledhje është ligji i shumëdiskutuar së fundmi për importin e mbetjeve. Kreu i PD, mësohet të jetë shprehur se ligji ka ardhur në Kuvend i ndryshuar, pas pazareve të mbyllura nga qeveria.
 
Sipas Bashës, ligji duhet parë me vëmendje për të mos lejuar që të miratohet një skemë e pastër mafioze e kriminale. Ndërsa zhvillimet e fundit politike në vend ishin në fokus të mbledhjes së parlamentarëve demokratë, pas panoramës së paraqitur nga nënkryetari i komisionit të posaçëm, Oerd Bylykbashi për ligjet e reformës në drejtësi, kreu i PD është shprehur se ligjet e maxhorancës janë antikushtetuese dhe se shumica po i kthehet skenarit të para 21 korrikut. Sipas Bashës maxhoranca ka prishur konsensusin politik për këtë reformë ndërsa kërkon me çdo kusht të kapë drejtësinë. 

Redaksia Online
(d.b-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë