PD thyen bojkotin? Vasili: Dera
e hapur, por jo sjellje fëmijësh!

PD thyen bojkotin? Vasili: Dera<br />e hapur, por jo sjellje fëmijësh!
TIRANE - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një dalje për mediat, tha se dera e Parlamentit për opozitën është e hapur, ndërsa e cilësoi dëshirën e PD për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar, si shenjë e kësaj të fundit për tu rikthyer në Kuvend.

Duke iu referuar akuzave të PD, me pretendimin se ata janë përjashtuar nga pjesëmarrja në asanmblenë e Gjenevës, Vasili i krahasoi qëndrimet e opozitës, si qëndrime meteorologjike dhe foshnjarake, duke ripërsëritur vullnetin e LSI dhe mazhorancës që PD t’i rikthehet parlamentarizmit.

“Pikërisht nga kjo foltore unë i kam bërë thirrje të përsëritur opozitës për rikthim në jetën parlamentare. Sigurisht ky ka qenë edhe qëndrimi i LSI dhe fryma e mazhorancës për të mirëpritur opozitën. Sa i takon qëndrimit në fjalë, duhet të kuptojmë qëndrimet meterologjike të PD, pra kur vendosin të marrin pjesë dhe kur jo. Kur vendosin të marrin pjesë dhe ti anulojnë në minutën e fundit, duke pësuar një dëm ekonomik në buxhet. Në radhë të parë opozita përpara ngritjes së propozimeve të tilla duhet të ketë respekt për veten e saj, pasi pretendime të tilla foshnjërake nuk janë të drejta në raport me atë që opozita përfaqëson. Ne do ta pranojmë opozitën dhe do të vazhdojmë të jemi zemërgjerë dhe do ta mirëpresim dhe kjo dëshirë për të marrë pjesë në Unionin Ndërparlamentar shpresojmë se është shenjë se po i afrohen parlamentit, aty ku duhet të jetë.” tha Petrit Vasili

Vasili: Vlerësimi pozitiv i "S&P", shenjë e progresit ekonomik
Vasili u ndal edhe tek vlerësimi pozitiv i ekonomisë shqiptare nga agjencia “Standard & Poor’s” ku theksoi se kalimi nga një ekonomi e qëndrueshme në atë pozitive, brenda pak kohe, është shenjë e rritjes dhe progresit ekonomik.

Nënkryetari i LSI tha se ky vlerësim i marrë nga vendi ynë, është shprehje e qartë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, dhe se reformat e ndërmarra duhet të vijojnë. Sipas Vasilit, “Standard & Poor’s” është një agjensi që merret për bazë edhe nga ana e sipërmarrësve të huaj, çka mund të përbëjë si faktor për rritjen e investimeve të huaja.

“Njoftimi më i fundit i saj është niveli B+, që është një nivel pozitiv. Këto vlerësime janë prova të qarta të një reformimi të ekonomisë, dhe performance, pozitive, shpresëdhënëse, sepse Standard & Poor’s janë një nga vlerësuesit me prestigjozë në botë. Kjo ka peshë të jashtëzakonshme në nivel botëror, dhe është një indeks tepër I besueshëm për ata që bashkëpunojnë me Shqipërinë. Ky vlerësim tregon se kemi të gjitha perogativat pozitive, dhe inkuraijimi i investimeve të huaja, marrin një sinjal pozitiv për një të ardhme më të mirë, prodhon punësim dhe mirëqënie më të mirë. Një tjetër mësim nga kjo ccështje është se duhet të vlerësojmë monitorimin e performancës së përditshme të ekonomisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë ritmin. Ndaj sinjali është me të dy kahët pozitive, dhe një thërritje për të vazhduar me reformat.” u shpreh Vasili në daljen për mediat. 

Vasili: Lajmi për urdhërarrest ndaj Tushës? Intriga të neveritshme
Ndërsa pyetjes së lajmit të bërë publik lidhur me një urdhër arrest të pazbatuar nga ana e policisë për kryebashkiakun e Lezhës Viktor Tushaj, nënkryetari i LSI, i cilësoi këto si intriga të neveritshme të nxitura nga dëshpërimi i madh i ndryshimeve që po bëhen në Lezhë.

“Janë intriga të neveritshme të nxitura nga një dëshpërim i madh të nxitura nga ndryshimet dhe hovin e madh të tyre që po ndodhin në Bashkinë e Lezhës, ku drejtimi profesional i Viktor Tushës i ka udhëhequr ata.” tha ai

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim