PD: Tonelata droge drejt Europës
nga Karteli i Ramës

PD: Tonelata droge drejt Europës<br />nga Karteli i Ramës
Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se me mbështetjen e tyre po dëgohen tonelata me drogë drejt vendeve të Europës.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, se karteli i Ramës nuk ka të ndalur, pasi vazhdon të transportohet drogë nga Shqipëria me çdo mjet.

Me makinë, me avionë, me skafe, në çdo lloj rrugë, mjeti e forme, tonelata me drogë nisen çdo ditë drejt Europës nga karteli i Edi Ramës. Vetëm 4 ditë më parë ra avioni që kishte ardhur të ngarkonte kanabis në Durrës, në pistën 1.8 kilometra të gjatë ndërtuar nga trafikantët. Sot në Brindizi të Italisë është kapur një skaf me 1 ton drogë, ngarkesë e nisur nga grykëderdhja e Vjosës, zona e influencës së habilajve të Tahirit. Janë kapur po sot, duke u futur në Maqedoni disa thasë me drogë”.

Megjithë alarmin publik, me gjithë denoncimet e qytetarëve, të Partisë Demokratike, Alibeaj tha se asgjë nuk e ndalon drogën, kultivimin e trafikimin e saj.

“Nuk ndalet, se ky është biznes qeveritar, është e vetmja alternativë që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve. Kur droga mbulon vendin, dërgesat do të shtohen, karteli fuqizohet dhe merr në dorë rrugët ajrore, detare, tokësore. Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet fqinje. Shqipëria për fat të keq është në hartën e zezë, është kthyer në ditët më të këqija, si prodhuesja dhe trafikuesja kryesore e narkotikëve në Europë”.

Sipas tij, “është droga që po shkatërron ekonominë e ndershme në vend, që po shfrytëzon tokat dhe burimet, që po inkriminon shoqërinë, që po asgjëson votën themelin e demokracisë. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur rënien e vendit në këtë greminë. Duhet ndalur Edi Rama. Është koha për një reflektim mbarëkombëtar. Shqipëria meriton të ardhme tjetër, me punë të ndershme, me rend e siguri. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City