Tritol një banese në Kthesën e Kamzës| PD: Është e zëvendësit të Mziut! Demaj: Në konflikt jam vetëm me Ramën

TIRANE-Shpërthimi i një sasie tritoli ka tronditur banorët e kompleksit “Malajzani” në dalje të Tiranës mbrëmjen e  djeshme rreth orës 23:20. Ndërsa partia Demokratike ka denoncuar policinë për fshehjen e ngjarjes duke deklaruar se banesa të cilës u vu tritol është e Vendim Demajt nënkryetarit të bashkisë Kamëz. Sipas PD-së familja Demaj s’ka qenë në banesë gjatë shpërthimit të tritolit, ndërsa ajo akuzon se blutë po fshehin ngjarjen duke mos marrë asnjë masë ndaj agresorëve.

Vetë policia pak pas denoncimit të PD-s reagoi dhe deklaroi se lënda e eksplozivit i është vënë një banese ku jeton prej disa kohësh me qera Paulin Gjegjaj. "Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Metarialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, njofton policia. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në katin e tretë të pallatit.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët. Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës.

Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë. Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre. Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Xhelal Mziu: Tritoli ndaj Demajt, hakmarrje politike dhe akt terrorist


Kryetari në detyrë i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu e cilëson si akt terrorist eksplozivin që sipas PD-së u vendos te dera e n/kryetarit Vendim Demaj, ndërsa sipas policisë te dera e fqinjit. "Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia. Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë" tha Mziu.

Ora 17:59
Flet n/kryetari i Kamzës: Isha në plazh, tritolin ma vendosën për arsye politike, policia e fshehu!


Vendim Demaj, n/kryetar i bashkisë së Kamzës ka reaguar për herë të parë pas denoncimit nga PD-ja se tritoli që shpërtheu në pallatin ku ai jeton u vendos te banesa e tij. Policia në njoftimin për mediat thekson se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e derës së banesës së marrë me qira nga Paulin Gjecaj, por Vendim Demaj pretendon të kundërtën dhe akuzon policinë për fshehje me qëllim të ngjarjes. Ai thotë se nuk ka konflikte, ndërsa akuzon se gjithcka është politike.

"Diferenca e portës time me të Paulinit është 50 cm. Tritoli dallohet ku është vendosur, por policia  mundohet ti fshehë këto raste, e bën për të humbur vëmendjen politike, mundohen ta bëjnë vendim pa vlerë, ata mundohen të fshehin edhe të vrarë dhe jo më një rast tritoli. Unë nuk kam asnjë konflikt me asnjëri, as brenda Shqipërisë dhe as jashtë. I vetmi konflikt që kam është Edvin Rama dhe Sandër Lleshaj, jo me ata personalisht, por me pushtetin dhe regjimin e tyre, ngaqë i kam demaskuar dhe denoncuar.

Kjo ka ardhur si rezultat i këtyre veprimeve të mija. Unë dhe komshiu nuk kemi qenë, fatmirësisht nuk kemi qenë, pasi kemi qenë në plazh në fundjavë. Dëmet janë të konsiderueshme, 5 kate të pallatit kanë dalë jashtë përdorimit, dyert dhe dritaret. Po të mos ishte PD-ja ata do të kalonin në heshtje si shumë krime të tjera, nuk kam dijeni që ka të ndaluar janë marrë në pyetje disa familjarë, nuk japin asnjë informacion, e mbajnë diskret" tha ai për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 06/08/2019 08:03

    Po ty s'te njeh lagja jote o i lodhur, do hysh ti ne axhenden e Rames dhe Lleshajt. Ah kur doni te beni politike dhe me cdo incident qe ju ndodh ne jeten reale. Qesharake deri ne absurd.

    Përgjigju
  • Kasemi: 06/08/2019 04:09

    Po mor xhelal faqeziu se tritolin mund ta keni vu vet ju.... Me ba shoe mediatik ca nuk bani... 90% asht nji mendim i xhelatit..

    Përgjigju
  • Cubel breca: 05/08/2019 21:52

    Nuk esht cudi te jet ndonje autogol si ai i ylli pangos. Se keta ca nuk bejn per pushtet. Kan dhen mjaft prova. Per sa i prket qe deklaron se ka konflikt vetem me Edi Ramen dhe Sandrin ,ketyre me ju vrare baben e vet nuk ven tritol. Po ti len pordhet se ska njeri nevoje as per te as per xhelalin. Keta i kan qejf molotovet dhe srrin dot pa to.

    Përgjigju
  • Mondi: 05/08/2019 19:29

    Po kujt I plas per politiken tende o trap shiko ne katundin nga vjen kujt I ke shkel ne kallo. Politikan imadh ti kokrra e malokut

    Përgjigju
  • peoples: 05/08/2019 18:44

    Foli dhe strategu XHALAL;;;

    Përgjigju
  • asl: 05/08/2019 18:29

    Kete trapin e ka kafshuar kandili ne tru te vogel,i falet ndersa mezi i zi(mziu) ai ka kohe qe ka lajthitur.

    Përgjigju
  • peoples: 05/08/2019 18:06

    Jane bere politikanet si kengetaret popullor..cdo fshat nje kengetar....ja na doli dhe nje politikan i madh qe e sulmojne per ceshtje politike...kesaj i thone pirth te cfryhesh..

    Përgjigju
  • Liku: 05/08/2019 17:02

    Nje big ‘’VK’’ per kta

    Përgjigju
  • Shaban: 05/08/2019 16:58

    A ka kontrate qeraje zoteria a e ka paguar tatimin a e ka deklaruar vendbanimin ne bashki sa shume pyetje.

    Përgjigju
    • Arberi: 05/08/2019 20:55

      As tatim as kontrat por në xhepin e tij, kur i fryu nga iformaliteti ja vuri tritolin, si nuk TURP

  • Bubi: 05/08/2019 16:40

    Pun malokesh, rrac qensh.

    Përgjigju
  • Hinglateri kujdes ruani strategin Chelal se eshte kandidat potencial per Kreminister: 05/08/2019 16:29

    Eshte pak magjar

    Përgjigju
  • Artisti: 05/08/2019 15:11

    E kini vene vete ju te PD_se. E kini ne gjak kete pune. Se lini dot zanatin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë