PD 'tryezë paralele' për 'Zgjedhoren', Bardhi: Po bëjmë gati propozimet! (Drafti do i dërgohet OSBE-së të bëjë 'shkuesin' me PS-në)

TIRANE-Opozita jashtë parlamentare në kushtet kur ka bojkotuar komisionin e Reformës Zgjedhore të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një tryezë paralele politiko-teknike në selinë blu, që zgjati rreth një orë. Dy pikat e para që janë diskutuar sot kanë qenë në lidhje me financimin e partive dhe çështjet e administrimit të procesit zgjedhor. Opozita ka vendosur që grupet e punës të jenë tre dhe që të drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Produkti i opozitës pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh, ndërsa më pas Report Tv mëson se drafti do i dërgohet ambasadorit të OSBE-së për t'ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Pavarësisht se Basha u tërhoq pak ditë më parë nga kushti që ndërkombëtarët të drejtonin Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi thotë se PD-ja i qëndron pikës për strukturën e posaçme, ndërsa shton se parlamenti nuk ka punë me reformën, pasi janë partitë që duhet ta bëjnë.

"Reforma zgjedhore nuk mund të jetë cështje e parlamentit të Shqipërisë dhe cështjet që lidhen me reformën janë përcaktim të rregullave të lojës që marrin pjesë në zgjedhje. Në zgjedhje nuk merr pjesë parlamenti, por partitë, që të përcaktojnë rregullat me konsensus" tha ai.

Në mbledhjen e sotme që u drejtua nga sekretari i PD-së Gazment Bardhi, ishte e pranishme nga LSI-ja Silva Caka, ndërkohë që edhe partitë e vogla aleate të PD-së kishin përfaqësues. Ndërkohë që në selinë blu zhvillohet tryeza paralele e opozitës, në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Tre grupet e punës së opozitës për Reformën Zgjedhore
Grupi i oponencës; Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho

Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi; Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.

Grupi i vullnetit politik: Oerd Bylykbashi

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit
Sot kemi pasur dy tema kyçe për reformën zgjedhore ku kemi produktin e parë. Mbledhja e grupit të punës të opozitës është tregues i angazhimit për reformën zgjedhore sikur kemi bërë të ditur që në fillim se reforma gjithëpërfshirëse me kontribut të të gjithëve u kthye në kusht të Bundestagut mori angazhimin dhe propozoi një mekanizëm për një produkt me palën tjetër.

Reforma zgjedhore nuk mund të jetë cështje e parlamentit të Shqipërisë dhe cështjet që lidhen me reformën janë përcaktim të rregullave të lojës që marrin pjesë në zgjedhje. Në zgjedhje nuk merr pjesë parlamenti, por partitë, që të përcaktojnë rregullat me konsensus.

Prandaj dhe opozita ka qenë e angazhuar për të bashkëpunuar edhe me palën tjetër Kuvendin monist. Produkti i sotëm i opozitës është dakordësuar me konsensus dhe mbledhja e radhës e grupit të punës do të jetë të hënën në 18:00, kemi një axhendë dhe besoj se do të kemi edhe informime të tjera konkrete.

Cili është ky produkt?
Përmbyllëm dy cështje kryesore të reformës, financimin e fushatave si dhe cështjet që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor. Ne kemi propozuar një mekanizëm për t'u angazhuar, reforma zgjedhore jo thjeshtë në letër, është kusht për hapjen e negociatave. Do të duhet qeveria që do të duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunim. Bundestagu e ka bërë të qartë se nuk kërkon vetëm realizimin e reformës zgjedhore, por një reformë me pjesëmarrjen e të gjithëve.

Është struktura e posaçme që keni propozuar, apo tjetër?
Është i njëjti propozim, presim përgjigje nga pala tjetër. Sikur e tha kryeministri italian, është detyrë e qeverisë të bënte pjesë të procesit opozitën. Opozita është në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

Si do i diskutoni me shumicën, do t'i diskutoni në nivel teknik, cfarë mekanizmi nëse nuk bini dakord me strukturën e posaçme?
Ne e kemi propozuar mekanizmin. Sa kohë nuk ka një refuzim të arsyetuar të palës tjetër, tregon se ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar. Detyra jonë është të kemi gati kontributin.

Produkti përfshin edhe ndarjen e reformës në dy faza?
Përfshin produktin që kërkojnë shqiptarët, fazat dhe ndarja me dy-tre apo pesë nuk ka rëndësi për shqiptarët, ata duan të jenë vullneti i tyre që të përcaktojë qeverisjen e vendit.

Deklarata për media e Silva Cakës
E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi.

Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauze dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë. Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’iu falënderoj për vëmendjen dhe t’i uroj shumë suksese këtij grupi, i cili është i përfaqësuar si në nivel politik ashtu edhe në nivel ekspertësh dhe  teknik. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 24/10/2019 14:06

    Mire e keni me TORE b....

    Përgjigju
  • Elko: 24/10/2019 12:53

    Me Gazmende Bardhin do beni shume perpara ju deshteke te PD-se,ai eshte dylber Kavaje dhe eshte turpi juaj qe vini ne krye ordinere te tille.

    Përgjigju
  • Populli: 24/10/2019 11:53

    Ju te PD-LSI jeni bere sic thote populli pordhe me rigon,asgje pozitive nuk vjen nga keto parti talebano- fashiste

    Përgjigju
  • Opozita: 24/10/2019 11:43

    Ore deshtake te Opozites,mesojeni pas 30 vitesh percarje e rrumpall se tavolina paralele jane kot e pa asnje vlere,mendimet tuaja cojani Qytetarit Dixhital,mentorit tuaj shpirteror dhe Baba Xhikes ne Presidence,askujt tjeter nuk i vlejne.

    Përgjigju
  • Inbox: 24/10/2019 11:37

    Jane mesuar talebanet vetem rremuje e percarje duan,tryeze paralele e kujt i plasi,le te vazhdojne me kete percarje dhe ate te gjatin do fitojne me kete politike ordinere alla Berisha nje mut do marrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg