PS pranon kushtin e Hajdarit për sistemin zgjedhor! OSBE 'ndërmjetësues' mes PD-LSI dhe mazhorancës

TIRANE-Partia Socialiste ka dhënë miratimin duke pranuar që të diskutojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore cështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor, që është kusht i panegociueshëm nga opozita e re, por edhe propozimet e PD-së përmes OSBE-së. Mbledhje e sotme e komisionit zgjati për rreth dy orë dhe në përfundim, Rudina Hajdari, që është bashkë-kryetare nga opozita në Kuvend deklaroi se nuk do ta pranojë që të votojë as në parim asnjë draft qoftë edhe për cështje dytësore nëse nuk ecën gjithcka në paralel me diskutimet për ndryshimin e sistemit.

"Jemi akoma në fazën e diskutimit dhe unë nuk do të miratoj në asnjë moment asgjë, as në parim, deri kur të kemi një propozim konkret për ndryshimin e sistemit" tha ajo. Përballë kësaj situate, bashkë-kryetari socialist, Damian Gjiknuri u shpreh se në mbledhje u ra dakord duke pranuar që opozita e re të sillte propozimet për ndryshimin e sistemit për t'u diskutuar.

"Ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, ne kemi rënë dakord të vijnë me një propozim dhe të diskutohet. Nëse kemi një konsensus edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor pse jo duke marrë parasysh edhe opinione që vijnë nga opozita jashtë parlamentare do të bëjmë çmos që të realizohet brenda dhjetorit, por mendimi jonë është që nuk kemi pse të mbajmë peng rekomandimet e OSBE-së" tha ai.

Paralelisht me komisionin e posaçëm në kryesinë e Kuvendit, PD-ja me aleatët organizuan një tryezë të nivelit politiko-teknike në përfundim të së cilës Gazment Bardhi tha se opozita po përgatit draftin e saj me propozimet, dhe që sipas burimeve të Report Tv do i dërgohet PS-së përmes OSBE-së.

Gjiknuri deklaroi se është i hapur që të mirëpresë propozimet e PD-së përmes ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri duke shpresuar që në fund të arrijnë një produkt final. “Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë kompleks për t’u ulur me ne dhe mund të jetë një mënyrë e mirë. Por propozimet të jenë sipas rekomandimeve të OSBE-së antyrshëm do i marrim parasysh" tha ai.

Përsa i përket draftit të pjesshëm që doli dje në media nga komisioni i reformës vetëm për cështjen e financimit të partive dhe barazisë gjinore, Hajdari tha se 'Dua të theksoj se ky draft është paraprak dhe ishte për të na prezantuar ne, cfarë rekomandojnë ekspertët për rekomandimet e OSBE-së, ishin të pjesshme. Ky draft prek disa gjëra sipërfaqësore, nxit barazinë gjinore, merret me financimin e fushatave, fondet e buxhetit për partitë dhe vakancat në listat zgjedhore. Këtu nuk prekin cështjen parimore të opozitës' tha ajo.

Në mbledhjen e sotme të komisionit të reformës zgjedhore u miratuan grupet e punës, teksa nga tre u shtua edhe një duke u bërë katër, ndërsa Rudina Hajdari është pjesë e ekipit që do të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma do të miratohet me dy faza, e para në dhjetor do të kalojë vetëm me rekomandimet e OSBE-së, ndërsa më pas do të diskutohet në fazën e dytë për sistemin, por pas kushtit të opozitës së re, Gjiknuri sot la një derë të hapur duke thënë se pret propozimet për t'i diskutime edhe për sistemin.

4 grupet e punës 
Komisioni i reformës zgjedhore miratoi në mbledhjen e sotme 4 grupet e punës por me një ndryshim, pasi në grupin për sistemin do të jenë me 6 anëtarë, ku shtohet edhe Rudina Hajadri, ndërsa shtohet edhe një grup pune, ai i barazisë gjinore.

1. Sistemi zgjedhor:
Damian Gjiknuri
Bashkim Fino
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ralf gjoni
Pritet të shtohet edhe një nga PS

2. Financimi i partive politike:
Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati 
Arben Elezi & Nimet Musai

3. Emigrantët:
Alket Hyseni & Adnor Shameti
Korab Lita & Adriatik Alimadhi

4. Barazinë gjinore
Vasilika Hysi
Pritet të caktohen edhe 3 anëtarët e tjerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Debati për drejtimin e grupit/ Hajdari 'thumbon': Jam në krye të 'rebelëve' demokratë


Korab Lita tha sot se është ai kryetari i grupit Demokrat duke i tërhequr vëmendjen Rudina Hajdarit, por kjo e fundit tha se pas zerimit grupi u konstituua sot me anëtarët e rinj dhe ajo është ne krye të tij, ndërsa nuk i kurseu 'thumbat'.

"Grupi Demokrat është zeruar dhe ka anëtarë të rinj, ka mendime të ndryshme brenda një grupi aq më tepër nga anëtarë të rinj që kanë ardhur si rebelë që nuk pranuan vendimet e partive dhe duhet të kuptoni që edhe natyra e tyre është e fortë. Por të gjithë anëtarët janë në një mendje kur vjen puna për ndryshimin e sistemit.

Sapo përfunduam një mbledhje dhe u bë konstituimi i anëtarëve të rinj, do të miratojmë një rregullore të re të Kuvendit, sipas parashikimeve. Pas shqyrtimit do të bëjmë votimin, por deri atëherë kam votëbesimin e grupit demokrat për të qenë në krye të tyre" tha ajo.

Ora 13:36
Rudina Hajdari i përgjigjet Gazment Bardhit: Je ilegjitim në PD

1571916559_rudina8.jpg
Rudina Hajdari deklaroi se do të mirëpresë cdo propozim të opozitës jashtë parlamentit në lidhje me reformën zgjedhore, ndërsa i ktheu një përgjigje edhe sekretarit të PD-së, Gazment Bardhi, që e cilësoi parlamentin ilegjitim dhe monist. Ajo tha se nuk mund të quhet komisioni ilegjitim, aq më tepër nga Bardhi, që sipas saj shumica e demokratëve mendojnë për të që është ilegjitim në PD.

"Do të kishim dashur më shumë të pranishëm në mbledhje, por opozita jashtë parlamentit vendosi të mos vinte dhe të bënte një mbledhje tjetër paralele, deri diku virtuale, ne do i marrim parasysh rekomandimet që jep, por akuzat kundër komisionit nuk janë produktive. Nuk mund të quhet komisioni ilegjitim sidomos kur vjen nga një anëtar i PD-së, i cili mund të quhet ilegjitim nga shumë demokratë të cilët nuk e mendojnë se është përfaqësuesi më i mirë i demokratëve në atë parti. Do të ishte mirë të mos hedhim akuza, por të bashkëpunojmë me njëri tjetrin.

Edhe nëse nuk do të jenë prezent, do i marrim në konsideratë propozimet. Javën tjetër do të kemi të pranishëm shoqërinë civile. Jemi akoma në fazën e diskutimit dhe unë nuk do të miratoj në asnjë moment asgjë as në parim, deri kur të kemi një propozim konkret për ndryshimin e sistemit. Proceset duhet të ecin në mënyrë paralele, nuk duhet të kemi reformë me dy faza. Reforma zgjedhohet duhet të bëhet përpara nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme" tha ajo.

Ora 13:29
Frikë për rrjedhje votash për 'Zgjedhoren'? Hajdari: Do të ishte destruktive

1571916529_rudina7.jpg
Musa Ulqini u shpreh i bindur pak ditë më parë në Report Tv se reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të miratohet në parlament, edhe pse PS-ja nuk i ka votat. Por a ka frikë Rudina Hajdari nga ndonjë rrjedhje e mundshme votash? "Nëse shumica do të zgjedhë këtë rrugë do të jetë destruktive. Shumica mund ta zgjedh, por nuk besoj se do të ishte e mirë për shqiptarët, pasi do të zgjedhë një rrugë të gabuar" tha ajo.

Ora 13:28
'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'votojmë asgjë nëse nuk merret në konsideratë ndryshimi i sistemit

Kryetarja e grupit Demokrat Rudina Hajdari u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore se anëtarët e opozitës së re kanë vendosur kusht që të mos pranojnë të miratojnë asnjë draft për asnjë cështje, as në parim nëse procesi nuk ecën paralel me propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

'Sot diskutuam dy gjëra, konstituuam grupet e punës. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe ekspertët. Dua të theksoj se ky draft është paraprak dhe ishte për të na prezantuar ne, cfarë rekomandojnë ekspertët për rekomandimet e OSBE-së, ishin të pjesshme, do të kemi edhe një draft tjetër që do të merret me pjesën tjetër, që është më shqetësues, depolitizimi i administratës zgjedhore. Gjithsesi të mbetemi tek ky draft.

Ky draft prek disa gjëra sipërfaqësore, nxit barazinë gjinore, merret me financimin e fushatave, fondet e buxhetit për partitë dhe vakancat në listat zgjedhore. Këtu nuk prekin cështjen parimore të opozitës, që është adresimi apo marrëveshja e 2008. Ne synojmë të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive, ne jemi për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por presim edhe sugjerime. Ne jemi pro një reformimi zgjedhor" tha ajo.

Ora 12:10
Opozita kusht PS-së: Pa zgjidhur sistemin zgjedhor, s'diskutojmë asnjë pikë tjetër! Gjiknuri: Sillni propozimin

Opozita e re vendosi kusht se nëse nuk do të merret në konsideratë diskutimi për ndryshimin e sistemit nuk do të votojë as në parim asnjë draft për reformën zgjedhore. Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes tha se është i hapur që opozita e re të sjellë propozimet, po ashtu edhe PD-ja përmes OSBE-së.

Prononcimi i plotë i Damian Gjiknurit
Pa praninë e medias për të vijuar punën normale me ekspertët. Ky draft i propozuar të bëhet publike do t'u dërgohet zyrtarisht të gjithë aktorëve dhe partive dhe të bëjmë një seancë të dytë për të dëgjuar propozimet për këtë draft. Pasi të ezaurojmë paketën e parë do të kalojmë në miratimin në parim, kjo është e lidhur edhe me cështjet e tjera si cështja e sistemit. Cështja tjetër ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve, në të gjitha nivelet, iu la detyrë ekspertëve të gjejnë praktikat më të mira.

Projekti i parë ka vendime radikale, që i vendos detyrim qeverisë që të raportojë për cdo aktivitet, më pas vendos KQZ nëse do të konsiderohet aktivitet politik, duke e kthyer qeverinë ne teknike 6 muaj para zgjedhjeve, para fushatës. Diskutimet ishin kontstruktive. Ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, ne kemi rënë dakord të vijnë me një propozim dhe të diskutohet. U formuan edhe grupet e punës për cështjet përkatëse.

Në PD u mblodh grupi i ekspertëve me një draft paralel, a do të ketë një pikë takimi?
Unë jam i gëzuar që PD-ja po e merr seriozisht cështjen e reformës zgjedhore. Pavarësisht se nuk e njohin komision, ne nuk na pengon të krijojmë cdo lloj mënyre komunikimi për propozimet që kanë të përfshihen si punë e komisionit të reformës zgjedhore. Edhe pa qenë direkt në komunikim por ne do të bëjmë çmos që cdo propozim i tyre, sipas rekomandimeve të OSBE-së ne do i marrim parasysh dhe mbase do të jetë një rast i rrallë për dakordësinë.

Si do ta bindni opozitën e re për ta votuar?
Nuk jam këtu të tregoj si do ta bind, është proces negociatash dhe konsultimi. Procesi është i vështirë, por politikanët për këtë janë të gjejnë edhe kompromise. Ne synojmë që të gjitha paketat ti kalojmë në dhjetor me konsensusin e aktorëve të tjerë në komision. Nëse do të kemi konsensus për rishikimin e sistemit, përfshirë edhe opozitën jashtë, do të bëjmë çmos. Paketa e administrimit zgjedhor do të jetë brenda nëntorit gati. Do të kemi të gjithë kuadrin ligjor sipas kërkesës së OSBE-së. Presim propozimin e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor që të hapin një debat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 24/10/2019 14:19

    individe qe bejne sikur punojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki