PD: U kap me 200 kg heroinë, Rama i beson Lojërat e Fatit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokraike, Flamur Noka, denoncoi sot emërimin në një post drejtues të Drejtorisë së Lojërave të Fatit, të Nalton Jaçaj, i cili sipas tij, eshtë kapur në Turqi me 200 kilogramë heroine.
"Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit", u shpreh Noka.
"Nalton Jacaj ishte tregtar konfeksionesh dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë. Kapja e Jacajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka qënë lajm i bujshëm në atë kohë. Kemi këtu të printuara lajmet e mediave kryesore të vendit mbi këtë aksion të policisë së Stambollit", tha Noka, duke paraqitur disa shkrime të publikuara në media.
"E vërteta është se vendet në administratë janë zënë dhe postet kyce janë rezervuar për trafikantët e drogës", theksoi ai. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria