PD u përça për Ruçin, por Basha
proteston me antikomunistët

PD u përça për Ruçin, por Basha<br />proteston me antikomunistët
Pas përfundimit të seancës plenare, Lulzim Basha iu bashkua protestës së antikomunistëve para Kuvendit.

Basha deklaroi se shumica zgjodhi pinjollin e fundit të komunizmit, ndërsa akuzoi se Ruci nuk lejohet që të shkelë në SHBA, pasi është i akuzuar për lidhje me krimin.
 
Kryetari i PD paralajmëroi protesta në vazhdim, kur u shpreh se do i prijë kësaj beteje deri në largimin e së keqes së madhe, sikur cilësoi ai qeverinë Rama.
 
Mblidhemi për të luftuar së bashku, që e djeshme të mos rikthehet , kjo ditë rëndon dyfish sot, ku në parlamentin e dalë nga droga u mor vendimi për të zgjedhur pinjollin e fundit të diktaturës dhe për të sfiduar aspiratën për një Shqipëri të pastër nga droga dhe krimi.
 
Vendimi i tij provokon, ai eshte pergjegjes per masakrën e “2 Prillit”. Republika e përdhosur nga krimi. Ne votuam kundër së vazhdimisë së aleancës me krimin.
 
Ai prej 2005 nuk lejohet që të shkelë në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin. PD do i prijë kësaj beteje deri në largimin e së keqes që kërcënon rikthimin e vizave. Të bashkohemi deri në largimin e kësaj të keqeje
” deklaroi ai.
 
Basha deklaroi se PD votoi kundër Rucit, por në fakt nga grupi i tij pati rrjedhje votash, pasi 2 shkuan për kryetarin e ri të Kuvendit. 

Në këtë ditë ku së bashku me nderimin ​dhe kujtimin e martirëve të kryengritjes së Posribës, mblidhemi jo vetëm për të vendosur së bashku por edhe për të luftuar së bashku që e djeshmja të mos rikthehet më kurrë si e nesërmja.
 

Kjo ditë rëndon dyfish sot kur në parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni, u mor vendimi për të zgjedhur jo thjeshtë dhe vetëm, pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, por po kështu për të sfiduar aspiratën e çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershme për një republikë të pastër nga droga, nga krimi dhe nga korrupsioni.
 

Edi Rama për katër vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në kolumbinë e Europës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeveris në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 Qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin dhe sot maxhoranca e tij në këtë Kuvend, nuk është maxhoranca e qytetarëve shqiptarë por është maxhoranca më fiktive sepse është maxhoranca e aleancave me krimin.
 

Ne votuam sot kundër përzgjedhjes së Edi Ramës, vendimit të tij për të provokuar kujtimin dhe gjakun e katër martirëve të 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të Shkodrës, të plagosur nga armët e zjarrit të bishës komuniste teksa po jepte shpirt.
 

Votuam kundër përzgjedhjes së Edi Ramës për të provokuar qindra, mijëra të përndjekur politikë, njerëz të cilët akoma nuk kanë marrë atë që meritojnë nga kjo republikë e përdhosur nga krimi i ngritur në piedestal.
 

Ne votuam kundër vazhdimësisë së aleancës me krimin që materializohet sot me vendosjen në karrigen e kryetarit të Kuvendit të një njeriu, i cili prej vitit 2005 nuk lejohet të shkelë në tokën amerikane për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe narkotrafikun.
 

Ne votuam kundër se PD ka qenë është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të të përndjekurve politikë. E së bashku me krenarinë që jemi një parti e lindur nga sakrifica juaj, dua të zotohem këtu para çdo të përndjekuri politik se lufta për të drejtat tuaja, se lufta për të nderuar kujtimin e sakrificës suaj, do të vazhdojë çdo ditë, çdo minutë e çdo sekondë.
 

E sotmja është një ogur i keq por asgjë të re nuk mund të ketë me Edi Ramën dhe aleancën e tij me krimin. E keqja do të vijë duke u shtuar, por laku në fytin e të keqes do të vijë duke u ngushtuar, sepse shqiptarët janë të vendosur të ndërtojnë një aleancë jo me krimin, por me vlerat krah për krah me të përndjekurit me pronarët, me rininë, me biznesin e vogël, me fermerët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm.

Do t’i prij kësaj beteje deri në përmbushjen e kësaj aspirate popullore. Largimi një herë e mirë e të keqes që kërcënon rikthimin e vizave, që ka ndaluar dhe bllokuar integrimin, që ka degdisur qindra e mijëra shqiptarë në eksod, largimi i kësaj të keqë është qëllimi dhe misioni ynë kryesor ndaj ju ftoj të bashkohemi e të vazhdojmë në këtë betejë deri në arritjen e këtij qëllimi madhor kombëtar.

 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri