PD vazhdon akuzat ndaj Veliajt: Të hetohen tenderat pa garë të kryebashkiakut dhe kompanisë në Tiranë

PD vazhdon akuzat ndaj Veliajt: Të hetohen tenderat pa garë të kryebashkiakut dhe kompanisë në Tiranë

Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, kërkon që hetimi për lidhjen me mafian italiane të kryebashkiakut Veliaj dhe kompanisë "Eco Tirana", të përfshijë edhe tenderat për diferencimin e mbetjeve. Përmes një postimi, Zhupa shkruan se në këto tendera, fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se kjo kompani ka zhvilluar tendera me vlerë 5 miliard lekë për 52 kontrata publike, ku në 27 prej tyre ka qenë në garë 1 pjesë marrës.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

'Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë. Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a . Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit. Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura. SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shumë shpejt!'

Ina Zhupa ditë më parë denoncoi Veliajn duke thënë se në Gardën e Republikës po ndërtohen pallate me lartësi mbi 9 kate, duke shpallur fituese të tenderit për zgjidhje urbanistike firmën e të afërmes së kryeministrit Edi Rama. 

Postimi i Ina Zhupës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja