PD vendos kushte Çefën e Lelçajn
të KLD-së për reformat e integrimit

PD vendos kushte Çefën e Lelçajn<br />të KLD-së për reformat e integrimit
TIRANE - Partia Demokratike kushtëzon pjesëmarrjen e saj në reformën në drejtësi duke kërkuar që mazhoranca të ndalojë nismën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, deputeti Eduard Halimi theksoi se kriza politike në vend do të thellohet nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga komisionit hetimor për dy anëtarët e KLD-së, Elivs Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

“Njëkohësisht, Partia Demokratike i bën thirrje mazhorancës të ndalojë menjëherë zbatimin e skenarit të Ramës dhe Metës për të zëvendësuar anëtarët e KLD-së dhe se vijimi i kësaj rruge të nisur prej tyre do të thellonte akoma më shumë krizën politike që ka mbërthyer vendin duke lënë në udhëkryq demokracinë e vendit, dhe reformat e integrimit evropian të cilat kërkohen për hapjen e negociatave me Bashkim Europian”,- tha Halimi. Konkretisht sipas kësaj deklarate, PD-ja do të bllokojë të gjitha proceset reformuese që janë në favor të integrimit të vendit në Bashkim Europian të cilat kërkojnë ndryshime kushtetuese.

Një nga këto reforma është edhe ajo në drejtësi ku mesa duket opozita ka marrë tani më një pozicion të qartë lidhur me pretendimet e saj. Mos shkarkimi i Çefës dhe Lelçajt është kushti i vendosur nga PD dhe nëse kjo nuk zbatohet, atëherë demokratët nuk do të marrin pjesë në tryezën e rrëdhës së drejtësisë në datën 31 tetor. Të paktën kjo është ajo çka deklaroi Halimi në konferencën e djeshme nga selia e Partisë Demokratike. “Nuk ka asnjë dyshim për të gjithë partnerët ndërkombëtarë se shqetësimi opozitar, nga njëra anë e shprehur në media por dhe në takimet zyrtare me ta, ashtu si injorimi tërësor në bllok që iu bë thirrjeve të tyre në korrik nga Rama dhe Meta, kishin një qëllim të vetëm: zëvendësimin e njerëzve në KLD.

Kapjen politike të këtij institucioni në mënyrë antikushtetuese dhe antieuropiane. Është një goditje që i bëhet reformës që duhet të nisë në drejtësi këtë vjeshte përsa i përket ruajtjes së pavarësisë së sistemit, gjithëpërfshirës dhe konsensusit me të cilin është e lidhur ngushtë jetëgjatësia e reformave. Një goditje që i bëhet Kushtetutës duke kërkuar të ndërpresë mandate kushtetuese të një institucioni të pavarur”,- deklaroi deputeti Halimi. Deklarata e PD-së u bë një ditë pasi komisioni hetimor morë në seancë dëgjimore dy anëtarët e KLD-së të cilët janë në prag të shkarkimit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim