Në mbledhjen me kryetarët e degëve të partisë demokratike kryetari Basha u ka kërkuar mobilizim masiv të gjithë strukturave ndërsa është vendosur që protesta paqësore do të nisë të dielën në orën 11:00.
Pak orë pasi nis procesi i votimit për kryebashkiak të Kavajës , opozita në një protestë masive për zgjedhje të lira pritet të mblidhet në këtë qytet.
Porositë e kryedemokrati për drejtuesit e degëve ishte pjesëmarrje sa më pasive në këtë reagim, e i cili duhet të jetë i ngjashëm me 18 shkurtin, por siç ndodhi edhe në protestë gjithçka duhet të jetë paqësore. Burime nga mbledhja me krerët e degëve thonë për Report TV se përjashtohet çdo skenar dhune apo bllokimi në qendrat e votimit, me 7 maj apo një natë më përpara.
Ndërkohë prej shumë ditësh, 10 deputetë të Partisë Demokratike janë në Kavajë e po organizohen bashkë me degën e PD në Kavajë, duke koordinuar edhe me degët e tjera organizmin e kësaj proteste paqësore.
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të protestojnë me datën 7 maj për zgjedhje të lira ndërsa në garë për kryetar bashkie është regjistruar kandidati i PS Klodian Shehi dhe një kandidat i pavarur Astrit Haka, ndërsa opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij procesi duke e lidhur reagimin e saj me kërkesën e pandryshueshme prej 18 shkurtit e që është ajo për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit për efekt të ligjit të dekriminalizimit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
