PD: Vettingu rrezik, Rama:
Do ju ndajë nga korrupsioni  

PD: Vettingu rrezik, Rama:<br />Do ju ndajë nga korrupsioni  
Partia Demokratike reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e tyre për shfuqizimin e ligjit të Vettingut.

Në reagimin e PD shprehet shqetësimi se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit
 
Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.
 
Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.
 
Kontrolli qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika
”, thuhet në deklaratën e PD.

Pas kësaj deklarate të Partisë Demokratike erdhi edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, kreu i qeverisë i kujton PD-së se ligji i Vettingut do t'i ndajë dhe demokratët nga shoqëria e të korruptuarve. 

"Qenka helmuar Shqupi me Gjykatën Kushtetuese! Mos, jo kështu të dashur kolegë, Vettingu do ju ndajë nga shoqëria e keqe e të korruptuarve", shkruan Rama në rrjetet sociale. 
 
Kërkesa e PD u rrëzua sot nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.
 
Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për rrëzimin e ligjit të Vettingut.
 
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship