PD vijon akuzat ndaj KQZ: Po thellon falsifikimin dhe shkeljen e ligjit

PD vijon akuzat ndaj KQZ: Po thellon falsifikimin dhe shkeljen e ligjit

Partia Demokratike vijon akuzat lidhu me zëvendësimin e fletëve të votimit  në Vaun e Dejës. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha para mediave se vendimi i KQZ për fletët e reja të votimit është marrë më 28 qershor, ndërkohë që deklaron se fletët e votimit u porositën më 27 qershor. Ai tha se është e pamundur që fletët të prodhohen pa një vendim të KQZ.

"Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka thelluar fallsfikimin dhe shkeljen e ligjit në lidhje me votimet e paligjshme të zhvilluara në 30 Qershor. Shkelja e ligjit është flagrante, veçanërisht për Bashkinë e Vaut të Dejës, ku votimet u kryen me fletë votimi të fallsifikuara. 

Pretendimi i doganave dhe Komisionit Qendror të Vjedhjeve, 3 ditë pas denoncimti të skandalit, se sistemi doganor ditën e mbërritjes së fletëve të votimit për Vaun e Dejës, nuk ka funksionuar, është një alibi qesharake dhe mjerane.  

Dokumenti zyrtar doganor provon se fletët e votimit kanë qenë akoma në doganë në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor, ndërsa votimi në Vaun e Dejës ishte deklaruar i hapur një orë më parë, në orën 7 të mëngjesit. 

pd (2).jpeg" style="height:1169px; width:780px" />

Ardhja në doganë të fletëve të reja të votimit

Gjithçka u tha sot nga KQZ për prodhim dokumentash me dorë nga vartësit e Edi Ramës në dogana, është njësoj si prodhimi i të dhënave fallco nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje. Është njësoj si prodhimi i rezultateve fallco për Elbasanin. Dokumentat prodhohen sipas nevojave që ka Edi Rama për të mbuluar krimin elektoral të 30 Qershorit dhe refuzimin e tij nga shumica e shqiptarëve. 

Alibia qesharake e KQZ-së se natën e ardhjes së fletëve të votimit nuk ka punuar sistemi doganor, rrëzohet nga dokumenti zyrtar i dalë nga vetë sistemi i doganave, ku shkruhet se fletët e votimit në orën 8 të mëngjesit ishin akoma në doganë. 

Çdo letër tjetër, e prodhuar me dorë për llogari të propagandës së Edi Ramës, 3 ditë pas denoncimit të skandalit, vetëm sa e thellon skandalin. Ajo provon se në këto votime, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka vepruar si organizatë kriminale. 

Gënjeshtra e KQZ-së del akoma më zbuluar, kur thotë se fletët e votimit janë porositur në 27 Qershor dhe janë prodhuar paraditen e 28 Qershorit. Në këtë rast 4 anëtarët e KQZ-së duhet të pranojnë se ose janë duke mashtruar, ose kanë shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën. 

Vendimi i KQZ

Ky është vendimi i KQZ-së i datës 28 Qershor, sipas të cilit urdhri për prodhimin e fletëve të reja të votimit për Vaun e Dejës është marrë në orën 6 të pasdites. Ky vendim i KQZ-së është marrë në një mbledhje publike dhe është pasqyruar gjerësisht nga media. Kjo do të thotë se askush nuk mund të urdhëronte prodhimin e asnjë flete votimi pa patur më parë një vendim nga KQZ-ja.  

Prandaj, kamikazëve të Edi Ramës në KQZ apo dogana u ngelen vetëm dy alternativa: të pranojnë se po gënjejnë për llogari të Edi Ramës ose të dalin para drejtësisë e të shkojnë në burg për shpërdorim detyre", deklaroi Ivi Kaso.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille