TIRANE- Pavarësisht se po bëjnë më shumë se 2 muaj që kanë bojkotuar Kuvendin, deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar që të marrin një pjesë të rrogës së tyre. Shkak për këtë është bërë ligji për “Statusin e deputetit”.
Në ligj është parashikuar që deputeti e ka rrogën mujore rreth 150 mijë lekë, një shumë kjo tepër e majme në krahasim me pagën mesatare në Shqipëri. Rroga e deputetit lidhet me aktivitetin e tij në komisionet parlamentare si edhe me pjesëmarrjen në seancat plenare.
Duke qenë se PD nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe në seancat plenare, një pjesë e pagës i është mbajtur por duke i kaluar atyre gjysmën e rrogës, rreth 122000 mijë lekë për muajin shtator, një shumë kjo që sërish është mbi pagën mesatare në Shqipëri.
/Shqiptarja.com