PD, Vorpsi:Rama, 300 ditë suksesi
imagjinar si shpëton dot “mëkateve"

PD, Vorpsi:Rama, 300 ditë suksesi<br />imagjinar si shpëton dot “mëkateve"
TIRANE – Prezantimi publik i arritjeve të qeverisë në 300 ditët e para në pushtet, është vlerësuar nga Partia Demokratike mashtrim.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një prononcim për mediat nga selia e partisë opozitare, tha se deklarata e kryeministrit Rama në raportin e 300 ditëve për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sa i përket dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve dhe punësimit në rritje, është gënjeshtër.

Deklarata e plote e zëdhënëses të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi
Rrëfimi i sotëm i Edi Ramës për 300 ditët e punësimit dhe mirëqënies nuk e shpëton dot atë nga mëkati i mashtrimeve të përditshme.

Rrëfimi nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia që ai ka për 6 të vetëvrarë për pushim të padrejtë nga puna.

Ai me politikat e tij është përgjegjës për humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës në këto 300 ditë.

Rrëfimi i sotëm nuk e fsheh dot faktin se në këto 300 ditë është dyfishuar numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, një tregues i humbjes së shpresës.

Edi Rama qëndron sot pas 300 ditëve në krye të mashtrimeve për shpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë.

Varfëria është ulur këmbëkryq, kaos me skemën e pensioneve dhe personat me aftësi të kufizuar cdo ditë e më shumë po marrin me vonesë pagesën e papunësisë.

Të gjitha këto mëkate nuk shlyhen dot me një rrëfim suksesesh imagjinare.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç